2.5 miliardë dollarë për selinë e re të Amazon
Një amfiteatër i jashtëm dhe një kullë e gjatë 350 metra e gjatë e frymëzuar nga një spirale e dyfishtë, janë ndër propozimet për selinë e re të Amazon, e cila do të ketë 2.8 milionë metra katrorë hapësirë për zyra në tre ndërtesa me 22 kate. Planet të bëra publike dhe të paraqitura tek autoritetet për miratim, vijnë më shumë se tre vjet pasi Amazon njoftoi se po zgjerohej përtej selisë së saj aktuale të Seattle.
Pika qëndrore e ndërtimit 2.5 miliardë dollarë do të jetë The Helix, një strukturë qelqi e mbuluar me pemë, ku një seri “mjedisesh alternative pune” do të vendosen mes kopshteve të brendshme dhe gjelbërimit. Helix vetë do të hapet për publikun herë pas here, pjesë të tjera të kampusit janë të destinuara për t’u përdorur nga komuniteti.
E gjithë selia pritet të punojë me energji të rinovueshme të gjeneruar në një fermë diellore rreth 200 kilometra larg në jug të Viriginës. Karakteristika të tjera të qëndrueshme të projektimit përfshijnë një sistem që riciklon ujin e shiut dhe përdorimin e ventilimit natyror, ndërsa ndërtesat janë projektuar për të maksimalizuar sasinë e dritës së diellit që mund të hyjë, duke zvogëluar kështu sasinë e ndriçimit artificial të nevojshëm.