2 ditë në javë dhe pa eksperiencë, Nutella ju ofron punën e ëndrrave

Nëse ka një punë ëndrrash, me siguri kjo që do prezantojmë më poshtë është një e tillë.

Për herë të parë kompania “Alba” kërkon punëtor për të testuar produktet gjysmë të gatshme dhe të para si kakao dhe lajthi, të cilat shërbejnë për prodhimin e Nutellës.

Personi që kërkohet të punësohet nuk ka nevojë të jetë profesionist dhe njoftimi është botuar nga “openjobmetis”.

Pra, ajo që kërkon kompania është t’ia besojë shijet e saj një konsumatori të thjeshtë, i cili do e ketë si punë vetëm për të provuar shijet e Nutellës. një punë që deri tani i ishte besuar punonjësve të brendshëm.

Pozicioni i tyre i punës në teori do quhet “gjyqtar ndijor”, ndërsa në praktikë ata do jenë vetëm shijues të Nutellës, a nuk është kjo si një ëndërr?!

Fillimisht kompania kërkon 60 persona të tillë që do e plotësonin këtë sektor dhe ata që do përzgjidhen do kalojnë një kurs trajnimi, i cili zgjat tre muaj duke nisur nga 30 shtatori i këtij viti.

Kontrata për këtë punë është me kohë të pjesshme, çka do të thotë se mund ta bëni krahas punëve tjera.
Kërkesë unike: Të mos jetë alergjik dhe të njohë mirë kompjuterin.
Angazhimi: 2 ditë në javë.
Selia: Kompania Alba, Itali.
Përvoja që kërkohet: Absolutisht asnjë.

SHKARKO APP