2 miliardë lekë fondi për sigurinë ushqimore

Qeveria ka rritur fondet në mbështetje të sigurisë ushqimore për konsumatorët. Buxheti i viti 2020 adreson një total financimi në vlerën e rreth 2 miliardë lekëve, kundrejt buxhetit 1.6 miliardë lekë që ishte në vitin 2019.

Duke ju referuar shifrave zyrtare në buxhetin e vitit 2020, janë rreth 400 milionë lekë më shumë se viti aktuali, financim që do të përdoret për rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Ndërsa 448 milionë lekë nga buxheti total 2020, janë financim i huaja, që do të adresohet kryesisht për adoptimin e standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas.

Në këto vitet e fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe institucionet përgjegjëse kanë rritur maksimalisht kontrollin e tregut në çdo hallkë të zinxhirit të tij duke sjellë standarde në prodhim, magazinim dhe deri tek produkti final që merr konsumatori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?