200 akrepa në bagazhe, ja arsyeja pse po i kontrabandonte
Të hënën, një udhëtar kinez u kap teksa tentonte të kontrabandonte 200 akrepa të gjallë nga Sri Lanka. 30-vjeçari kishte planifikuar të fluturonte drejt Guangzhou në Kinën jugore nga aeroporti Ndërkombëtar Bandaranaike i Colombo-s, kur autoritetet zbuluan akrepat e gjallë në bagazhet e tij, tha për CNN zëdhënësi i Doganave të Sri Lanka-s, Sunil Jayarathna.
Fotografitë e siguruara nga dogana e Sri Lanka-s tregojnë se akrepat ishte paketuar brenda 7 kutive plastike. “Këto akrepa u mblodhën nga disa zona në Sri Lanka”. “Nuk janë helmues”.
Jayarathna shtoi se autoritetet e liruan njeriun pasi ai pagoi një gjobë prej 100,000 rupesh Sri Lanka (552 dollarë amerikanë). Akrepat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për lehtësimin e dhimbjes në muskuj dhe nerva, sipas një njoftimi nga Departamenti i Shëndetit në Hong Kong.