2018-a e mbrapshtë e Mark Zuckenberg

2018, një vit shkatërrues për Facebook ka lënë një gjurmë të madhe në pasurinë e CEO-së dhe bashkëthemeluesit të tij, Mark Zuckerberg, i cili ka humbur miliarda dollarë. Zuckerberg e nisi vitin me rreth 75 miliardë dollarë, por, sipas Indeksit Billionaire të Bloomberg, ai kishte arritur në vlerën e 56 miliardë dollarëve këtë të Hënë. Një rënie kjo prej 19 miliardë dollarësh.

Zuckerberg zotëron 13% të aksioneve në Facebook, i cili këtë vit ka qenë i prekur nga krizat, duke përfshirë skandalin e Cambridge Analytica, akuzat për keqmenaxhim, revoltë të aksionarëve dhe pikëpyetje mbi përmbajtjen e papërshtatshme. Më 25 korrik, vlera e aksioneve të Facebook u përkeqësua me më shumë se 20% pasi kompania zbuloi fitimet zhgënjyese në tremujorin e dytë. Kjo reflektohet në rënien e lartë të vlerës neto të Zuckerberg.

Në pikën më të ulët të aksioneve, më 24 nëntor, vlera neto e Zuckerberg ishte rreth 52 miliardë dollarë. Çmimet e aksioneve të Facebook janë rikuperuar pak dhe Money parashikon që ai do të humbasë vetëm rreth 15 miliardë dollarë këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?