2018 me fenomene energjike, 5 mënyrat si të përshtateni

Të gjithë ne që jemi pjesë e racës njerëzore, notojmë vazhimisht në një pishinë të madhe plot me energji. Është e padukshme, por kjo nuk do të thotë se nuk është e pranishme. Duke folur shkencërisht, këto janë vibracionet në fushën fizike që nuk mund të shkatërrohen, por vetëm të transferohen. Kur ndodh një ndryshim, ai  ndikon në psikologjinë tonë.

Për muajin e parë të vitit të ardhshëm do ketë dy Hëna të Plota dhe një eklips të plotë hënor, i quajtur gjithashtu si hëna e përgjakur. Në natën midis 1 janarit dhe 2 janarit, do ndodhë fenomeni Supermoon, i quajtur gjithashtu si Full Moon Wolf.  Kështu, si mund të përshtatemi sa më mirë që të hyjmë në vitin 2018, energjikë dhe pa ankth dhe stres? “Hëna e plotë e Ujkut’ e vitit 2018 është e pozicionuar në 11 gradë nga shenja e gaforres. Ndikimi astrologjik vjen nga një kundërshtim ndaj Venusit. Kjo do nxjerrë në pah dallimet në dashuri midis partnerëve në marrëdhëniet romantike. Kjo do shkaktojë shpërthime të mëdha emocionale. Kështu duhet të përgatitesh mirë.  Këtu janë 5 mënyra për t’u përgatitur për ndryshimet e mëdha energjike e plot emocione të forta:

Përqëndrohuni të qëndroni të shëndetshëm. Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar një dietë të shëndetshme ose një zakon të ri të shëndetshëm. Nuk është vonë për të pastruar trupin tonë. Nëse fillon sot me kujdes me një dietë rutinë ose këshilla nga mjeku, do bësh gjënë e duhur për mendjen dhe shëndetin e trupit tuaj. Edhe pastrimi i trupit ndikon në mëndje, në të menduarit pozitivisht. Do t’ju largojë rrëmujat në mendje. Përqendrohu në atë që është e rëndësishme për ty dhe sigurohu që të ndjekësh rregullat. Kaloni më shumë kohë jashtë shtëpisë. Gjej një kopsht të bukur, ose thjesht bëj shëtitje në park.

Medito. Shumica e njerëzve i shmangen meditimit, sepse janë të keqinformuar për atë që në të vërtetë shkakton meditimi.  Nuk duhet të ulesh e të qëndrosh në heshtje për orë  të tera. Nuk është një gjë e quajtur muzika e meditimit. Por ka të bëjë me qetësinë e mendjes dhe shpirtit. Të largosh gjithë mendimet, ose të lesh trupin dhe mendjen të qetë për pak kohë. Është një aplikacion online i quajtur HeadSpace ku mund të shohësh udhëzimet se si  të meditosh ashtu ai duhet dhe për tu frymëzuar. Meditimi ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, të jep ndjesinë e freskisë dhe qetësisë, si fizike ashtu dhe mendore.

Bëj një analizë me veten. Nuk i kushtojmë aq vëmendje sa duhet personalitet dhe parimeve tona. Për shkak të rutinës së përditshme po funksionojmë si auto-pilotë gjatë gjithë kohës. Duhet të ndalosh dhe të vlerësosh veprimet dhe reagimet. Për shembull, të pyesim veten se çfarë mendimi kemi për luftën bërthamore? Apo për burrat që shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin? Apo çfarë vlerëson më shumë tek një qenie njerëzore? Pra; mëso me shumë për mënyrën se si reagon ngjaj ngjarjeve të ndryshme në jetë dhe më pas analizo nëse janë të justifikueshme.

Kushtoji vëmendje intuitës. Asgjë nuk është ë e fortë se energjia primare apo ajo ndjesia e brendshme, në formë parandjenje. Nëse për një gjë ndjen diçka në stomak apo në kraharor, kushtoji rëndësi, mund të jetë shenjë se një mendim i yti apo një parandjenjë mund të ndodhë në të vërtetë. Kushtoji vëmendje shqisës së gjashtë, pasi diçka po përpiqet të komunikojë me ty.

Prano ndryshimin. Rrallëherë gjërat mbeten po të njëjta, është gati e pamundur dhe ndryshimi është i pashmangshëm. Përveç fushës fizike, ka disa hapësira të tjera që i nënshtrohen vazhdimit ndryshimit dhe modifikimit. Nëse kapesh pas të kaluarës, do kesh vetëm lëndime dhe do pengosh të ardhmen. Është e vërtetë se problemet kërkojnë zgjidhje, madje kanë nevojë për zgjidhje të ndryshme, por çelësin e ke vetë në dorë. Nëse nuk do e përdorësh, truri do të të ndalojë në të shkuarën dhe nuk do mund të përshtatet me rrethanat e të tanishmes. Mos lejo veten dhe askënd të të ndikojë që të qëndrosh me kokën pas. /Tiranapost/

SHKARKO APP