”2019 vit i dështimeve”, ja shenjat më me fat të horoskopit

“2019 do të jetë një vit që promovon ndryshime radikale, dështime.” Thënë kjo nga Paul Fox i cili për ‘Corriere della Sera’ përshkruan vitin që vjen me anë të yjeve.

Për Shigjetarin do të jetë një vit interesant, ata nuk e lejojnë veten të bien poshtë dhe mendohen dy herë përpara se të veprojnë. Gjithashtu dhe Luani e Peshqit, do të kenë një vit të mirë sidomos nga ana emocionale dhe familjare.

Gaforret do të përballen me vështirësi këtë vit, duke pasur parasysh pozicionin e Saturnit. Por gjëja më e mirë që do t’i ndodh Gaforres këtë vit është fillimi i një biznesi apo një blerje të rëndësishme e cila do të sjell mbarësi e do të jetë vendimtare.

Shumë njerëz janë skeptikë për vërtetësinë e horoskopit, madje dhe vet astrologu i famshëm fillimisht e ka mohuar atë dhe ka luftuar për ta “shkatërruar”. Horoskopi ju udhëzon vetëm për tendencat e mundshme, ndaj këtë vit e keni vet në dorë të ndryshoni për mirë duke lënë pas gabimet e vitit të kaluar.

SHKARKO APP