2020-ta: Si t’i mbani dhe t’i realizoni deri në fund qëllimet që i keni vënë vetes për këtë Vit të Ri?

Shpesh qëllimet që u vëmë vetes për vitin e ri janë destinuar të dështojnë por sidoqoftë ata që i bëjnë kanë 10 herë më shumë gjasa t’i arrijnë ato sesa ata që as nuk përpiqen t’i mendojnë. Çdo vit rreth 40% e të rriturve formulojnë të paktën një qëllim për ndryshim. Humbja e peshës është më e zakonshmja, duke vijuar më pas me: ushtrime fizike të rregullta, heqjen dorë nga pirja e duhanit, organizimi më i mirë, më pak shpenzime, shijimi më shumë i jetës dhe mësimi i diçkaje të re. Për më shumë se gjysmën e njerëzve, këto ëndrra mbeten vetëm në letër, por prapë ja vlen t’ia deklaroni qëllimet tuaja vetes.

Dëshmia se qëllimet e mira janë të dobishme vijnë nga një studim i Universitetit të Scranton (SHBA) në të cilin një grup e njerëzish u ndoq për gjashtë muaj përmes intervistave telefonike: gjysma e pjesëmarrësve kishin shprehur qëllime të mira për vitin e ri ndërsa pjesa e mbetur, megjithëse kishte identifikuar një sjellje problematike që dëshironte të ndryshonte, nuk po mendonte seriozisht të angazhohej për këtë.

Pas gjashtë muajsh, 46% e njerëzve që kishin marrë vendimin për të përmirësuar një aspekt të jetës së tyre ishin akoma duke e mbajtur linjën e realizimit të qëllimit të tyre, ndërsa vetëm 4% e atyre që thjesht donin të përmirësoheshin kishin ndryshuar në të vërtetë sjelljen e tyre. Mbi të gjitha, suksesi përcaktohet nga besimi në aftësinë e dikujt për të ndryshuar dhe mbajtur rezultate.

Vullneti është një burim i kufizuar: nëse e ushtrojmë atë në një fushë të jetës (për shembull, ne po punojmë shumë më tepër se zakonisht), nuk është koha e duhur për ta provuar atë në fronte të tjera (për shembull, fillimi i një diete hekuri). Pra, është më mirë t’i vendosni vetes qëllime realiste dhe të qëndrueshme në mënyrë që të mos zhgënjeheni. Për më tepër, vetëkontrolli mund të stërvitet me qëllime më të vogla për shembull duke rritur gradualisht nivelin e vështirësisë (për shembull, duke i imponuar vetes që të merrni gjithnjë shkallët dhe vetëm më pas të vendosni të regjistroheni në palestër).

Është gjithashtu e dobishme të jesh i preciz: kur njerëzit vendosin një program të detajuar se çfarë synojnë të bëjnë, ata kanë tre herë më shumë gjasa të ndjekin qëllimet e tyre. Për më tepër, ju duhet t’i komunikoni qëllimet tuaja edhe të tjerëve pasi kjo ju bën të motivuar të mbani ato që keni thënë në mënyrë që të mos duken jo të besueshme. Periudha e parë është më e rëndësishmja, nëse vazhdoni, do të keni mbaruar. Do të thotë që pas një kohe sjellja e re nuk ju kushton më shumë përpjekje. (

Focus/ SCAN

SHKARKO APP