22 ditë karantinë! Qytetarët të pandërgjegjësuar
Edhe pse jemi në ditën e 22 të vetizolimit, qytetarët shqiptarë ende janë të pandërgjegjësuar. Lëvizjet në qytet të këmbësorëve dhe automjeteve gjatë orëve të paradites së sotme kanë qenë të shumta. Qytetarët kanë lëvizur në mënyre të grupuar, duke shkelur hapur rregullat e përcaktuara për mbrojtjen nga Covid-19. Grumbullimet më të mëdha me njerëz janë në tregjet e fruta perimeve, megjithatë radhë pa distancë ka pasur edhe në banka e shërbime të tjera të lejuara.