23-vjeçarja shpallet Miss Globe, Shqipëria lajm në mediat botërore (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, 58 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës u bënë bashkë në eventin e Miss Globe, i cili organizohet nga ”Deliart Association”, nën drejtimin e regjizorit Petri Bozo. Konkursi i bukurisë u prezantua nga çifti Leonard dhe Esmeralda Bombaj, ku kurorën e më të bukurës e fitoi 23-vjeçara nga Vietnami Khanh Ngan.

Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it. Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it. Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde.

Vajzat u ngjitën në skenën e Parkut Olimpik, aty ku u mbajt edhe finalja e madhe për më të bukurën e globit. Eventi që mban firmën e regjisorit, Petri Bozo, e kthen Shqipërinë jo vetëm në një vend të konkursit të bukurisë por promovon edhe turizmin. Sipas një truri të organizuar, gjatë kësaj periudhe vajzat konkurrente kanë promovuar pikat me interesante të kryeqytetit, por edhe të vendeve më interesante në gjithë vendin.

Tashmë Shqipëria ka hyrë në agjendën e eventeve të bukurisë botërore prej 14 vitesh që Miss Globe zhvillohet në mënyrë të përvitshme nga Deliart dhe Petri Bozo.

Çmimet e tjera

Miss Talenti: Afrika e Jugut
Miss Miqësia: Armenia
Kostumi më i mirë kombëtar: Nikaragua
Miss Disco Queen: Rumania
Miss Vajza e artë: Moldavia
Miss Bota e Spektaklit: Siberia
Miss Fotozhenia: Kosova

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ic9xnyON_gw” width=”560″ height=”315″]

Lajmet në mediat më prestigjoze në Vietnam

http://cnnphilippines.com/lifestyle/2017/11/04/Philippines-wins-Miss-Globe-2017.html

http://www.philstar.com/entertainment/2017/11/04/1755578/philippines-wins-1st-runner-miss-globe-2017

https://thethaovanhoa.vn/giai-tri/khanh-ngan-bat-ngo-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017-n20171104090638362.htm

http://1news.video/video/tin-tuc/nong-khanh-ngan-xuat-sac-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017-du-don-thuong-doc-ma-noi-xu-nguoi_9050.html

http://yeah1.com/sao/hot-khanh-ngan-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017.html

https://saostar.vn/the-gioi-sao/hot-khanh-ngan-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017-1748787.html

SHKARKO APP