23-vjetori i Bashkisë Kamëz, vlerësime për personalitete të njohura dhe mediat

Bashkia e Kamzës festoi dje 23-vjetorin e themelimit, në një aktivitet ku morën pjesë personalitete të artit, kulturës si dhe mjaft qytetarë. Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti, kyebashkiaku Xhelal Mziu bëri një prezantim të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur në Kamëz gjatë viteve post-tranzicion. Kryebashkiaku Xhelal Mziu falënderoi të pranishmit për prezencën në këtë përvjetor të Bashkisë duke i quajtur ato vlera të qytetit. Në ceremoninë zyrtare shkrimtari Agron Tufa u shpallë “Qytetar Nderi” i Kamzës.  Në këtë ceremoni, kryebashkiaku Mëziu i dorëzoi gazetës “Koha Jonë” titullin “Mirënjohje Qyteti”, me motivacionin “Për kontributin e dhënë, si një nga mediat më të mëdha në vend, e cila ka pasqyruar me vërtetësi dhe në mënyrë të paanshme ngjarjet që lidhen me qytetin dhe Bashkinë e Kamzës”. Gjithashtu, Bashkia e Kamzës vlerësoi me certifikata honorifike dhe gazetarët: Rezar Xhaxhiu, Beti Njuma, Alfons Zeneli, Jetmir Olldashi. Gjithashtu u vlerësuan me certifikatë edhe mediat: News 24, Ora News, Fax News, Shijak TV, Scan TV, Gazeta Telegraf, Politiko.al, Syri.net.
Në takim folën dhe Rruzhdi Keçi, ish kryetar i bashkisë Kamëz, tashmë “Qytetar Nderi”, i cili në fjalën e tij konstatoi një sërë arritje në qytetin që dikur drejtoi dhe për këtë falënderoi kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Jemin Gjana ishte një nga personalitetet i cili përshëndeti te gjithë qytetaret e Kamzes dhe ne veçanti kryebashkiakun Mziu për arritjet që ai ka patur gjate këtyre viteve. Vlerësime pati dhe për një sërë personalitetesh në Kamëz në fusha të ndryshme, art, kulturë, sport, të cilët i kanë dhënë jetë qytetit dhe kanë qenë aktiv në dobi të komunitetit.

Në kam23-vjetorit të Bashkisë dhe nën kujdesin e kryebashkiakut z.Xhelal Mziu. Qyteti ka qenë edhe më i zellshëm se dje i zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë edhe më festive ku festës i janë bashkuar dhe miq nga Tirana personalitete të fushave të ndryshme. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 tek Pallati i Kulturës nga kryetari Xhelal Mziu ku banda frymore në qytet ka vijuar një shitje, e më pas ceremonia u finalizua në Pallatin e Kulturës. Kyebashkiaku Xhelal Mziu bëri një prezantim të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur në Kamëz gjatë viteve post-tranzicion ku pohoi se, pavarësisht asaj që qe bërë më parë zhvillimet në qytet morën vrull pas 2007 dhe sot qyteti ka ndryshuar rrënjësisht.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu falënderoi të pranishmit për prezencën në këtë përvjetor të Bashkisë duke i quajtur ato vlera të qytetit. Në ceremoninë e sotme Agron Tufa u shpal “Qytetar Nderi” i Kamzës.
Historiku/Kamza ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat, si rrjedhojë ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Në vitin 1431 del në dritë emri Kamëz. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që thirreshin kamza ulliri. Për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë.  Pas Çlirimit, Kamza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri. Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi rreth 45 vjet. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, edhe Kamza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike. Në vitin 1991, në Kamëz vendoset Komiteti i parë Pluralist, ku pushteti vendor drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme. Në vitin 1992, për herë të parë, si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në atë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 6000 banorë.
Më 30 prill 1996, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kamza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz.

 

SHKARKO APP