24 mijë kërkime, deputetët “të etur” për pornografi

Duket se faqet me pullë të kuqe janë duke pushtuar çdo ditë e më shumë ekranet e kompjutrave. Siç duket, klikimet më të shumta po ja japin deputetët. Lajmet e fundit flasin pë rfaqet pornografike që po klikohen aq shumë në parlamentin britanik, sa ky fenomen po merr përmasat e një skandali.

Sipas ”Press Association”, në 6 muajt e fundit të vitit të kaluar në kompjuterët e ndërtesës së parlamentit britanik, faqet pornografike janë kërkuar mbi 24 mijë herë. Bëhet fjalë për 160 kërkesa në ditë për të parë video dhe fotografike brenda parlamentit.

Shtatorin e vitit të kaluar, kërkesa për pornografi arriti kulmin. Janë regjistruar rreth 9500 përpjekje për të parë faqe të tilla, në të dyja dhomat e parlamentit, si në atë të Lordëve po ashtu edhe në atë të ulët.

Ky zbulim vjen ndërsa vijon skandali ish zv/kryeministrit Damian Green, i cili u detyrua të japë dorëheqjen në dhjetor.

SHKARKO APP