24-vjeçarja gati të humbasë virgjërinë! Është për t’u mekur (VIDEO)

“Ime më do të më quante Alyssa, që do të thotë ëngjëll i ëmbël në indisht. Kur dola, më pa dhe më quajti Tracey,” thotë Tracey, një 24-vjeçare e krishterë që jeton në një ndër zonat më të varfëra të Londrës.

Tracey u lind dhe u rrit nga një nënë shumë e rreptë e krishterë, është e fejuar me ndoshta djalin më të mërzitshëm në botë dhe po presin të martohen që të bëjnë seks. Vetëm se diçka nuk shkon. Tracey nuk mund të presë më!

Episodi i parë i “Chewing Gum” nis me Tracey-n dhe të dashurin e saj duke u lutur. Në fakt, Ron po lutet, se Tracey po mendon si t’i hipë përsipër dhe të humbasë virgjërinë. Kur ia bën më në fund të qartë se s’mund të presë më, Ron i hedh një Bibël fytyrës. Mekje!

“Chewing Gum” është shkruar nga Michaela Coel, e cila luan rolin e Tracey-t dhe është padyshim një ndër komeditë më të mira, më të sinqerta që kam parë ndonjëherë. Nuk ka asnjë lloj filtri mes asaj që konsiderohet e përshtatshme për televizion apo shumë e ndyrë për t’u shfaqur. Çdo gjë që ndodh në realitet, shfaqet mrekullisht në ekran. Çdo mendim që të lind para se të bësh seks për herë të parë, thuhet me zë të lartë, madje diskutohet.

Personazhet dytësorë janë po aq interesantë sa protagonistët. Motra e Tracey-t, një kopje e vogël e së ëmës; Candice shoqja e Tracey, e fiksuar pas seksit; Ron, ish i dashuri i Tracey një gay i fshehur; Connor, dashuria e re e Tracey, një poet i dështuar. Mënyra si këto karaktere ndërveprojnë me njëri-tjetrin është çelësi i suksesit.

Momentalisht, ka dy sezone me nga 8 episode 20-minutëshe.

Marrë nga: Anabel

Chewing Gum | What to Expect From Season 1

SHKARKO APP