29-vjetori i PS dhe 30 qershori i “Rilindjes”!
Nga Agim Jazaj –
Në Shqipërizën tonë hallemadhe, në harkun e Qeverisje- Çqeverisje të “Rilindjes”: Humbësi tundet fitues dhe fituesi shpallet humbës!
Ky bilanc rezulton thjeshtë edhe me një tregues: 20 % e votuesve e përqafuan dhe 80 % e refuzuan fars-votimin e 30 Qershorit!…
Ose më shqeto e thjeshtë”. Në 10 persona: 2 votuan dhe 8 e nuk votuan, i kundërshtuan zgjedhjet fars. Pa hyrë në hesape të tjera, mbushjen e kutive me fletë votimi, votat e pa vlefshme, votuesit- protestues, duke e tkurrur edhe më shumë rezultatin!
Përgjatë fushatës fars, të votimit, pa garues; të 30 qershorit, shumë zëra të çmuar, pjesë elitare e shoqërisë shqiptare, i apeluan fortë shoqërisë, publikisht, deri duke u bërë pjesë e ndërprerjes së këtyre votimeve-abuzimeve.
Këta njerëz publik, habitën shumë skeptik, deri shqyen edhe syt: “Nuk i pan në qëndrat e votimit me “sopatë e me hanxhar, dyfekët lidhur me gjalm”, për t’u përleshur me votuesit që shkuan e votuan me instikt, duke mbajtur peng edhe të ardhmen e tyre, po dhe të pasardhsësve të tyre!
Hall i madh i kësaj shoqërie të vogël.
Në shoqëritë e zhvilluara ka fuqi arsyeja, fjala: Nuk hyn në punë marrëzia, palla!
Dhe aty “ku përfundon fjala, duhet përdorur palla”-thot filozofia e lashtë.
Por, zeri i asyeshëm, me logjikën e shëndosh, pa mëdyshje u dëgjua nga gati mbi 80 përqind e shqiptarëve, me të drejtë vote, të cilët ju bashkuan apelimit të tyre, duke mos shkuar në qëndrat e votim-abuzimit, ku nuk numërohen, po ngatërrohen votat, për gati 3 dekada, kundërshtuan hapur Marrëzinë e Lider- Kalanderit të “Rilindes”!
Zeri apelues i elitës shqiptare- me klithma të forta, u dëgjua, “vota” e hapur e tyre, u numërua nga shoqëria shqiptare, e rezultuar në Bilancin drithërues, në tabelat e votimeve: 8 me 2.
Ndonëse pa garë e garues: “Rilndja” dhe pse kastrepset, me hundën në qiell e b… në diell, ka hyrë në uji, qoftë dhe në qarqe të rëndësishme, publikojnë tabelat si në: Tiranë, Durrës, Vlorë, ku “liderët” e tyre, kanë një defiçit, tkurrje të madhe edhe brënda vetes, pa garë, qoftë në raport me zgjedhjet e vitit 2015, po edhe me zgjedhjet e vitit 2019!
Në asnjë vend fqinj, ballkanik e le më në Europë nuk Vidhet Vota, përveçse në Shqipërizën tonë halle madhe që aspiron të hyjë në Europë, duke vjedhur Votat- Vjedhur Pushtetin! As të mos na hajë Hunda! Negociatat për në Europë, na u hapën në një kohë me Kroacinë dhe Kroacia i përmbushi shumë shpejtë standardet dhe është bërë pjesë e Europës, vite më parë. Serbisë ju hapën negociata më pas Shqipërisë, edhe Serbia shkoi përpara nesh, dhe ne Kemi mbetur te “Ura e Qabes”.
Prapa nesh ishte edhe Maqdonia me bashkësi –komunitete të ndyshme, po shkon shumë më përpara Shqipërisë, duke aplikuar edhe Qeverinë Teknike për zgjedhje e parakohëshme, ku nuk njihet vjedhja e Votave!
Në shoqërinë e trumatizuar nga politika e degraduar – kriminalizuar edhe ato vyrtyte të trashaguara në breza, u rrënuan, degraduan dhe u zvendësuan: Vyrtyti me Vesin, Ëngjëlli me Djallin, Besa me Pa besinë, Dija me pa Dijen, Dorëheqja me Kokëheqjen.
Humbja lexohet Fitore dhe Dështimi trumbetohet Sukses!…
Edhe Votimi- Dështimi fars i 30 qershorit, në 29 vjetorin e PS, “Rilindjes”, pa mëdyshje kishte impaktin edhe të këtyre njerëzve publik, zërin e arsyes: “Të dëgjohen dhe të udhëheqin të diturit”!
Tek ne Udhëheqin të Marrët!
Në 29 Vjetorin e “Rilindjes”- shumë socilist mbeten të zhgënjyer, fatkeqsisht ende të keqpërdorur nga pushteti i hileqarve, haleqarve, zullumqarve dhe grabitqarve…
Klithmat e ditës, nga mendje Artët dhe shpirt Ndriturit, Elita e Shoqërisë, APELOJNË për tu ndarë nga pushtetit abuzues “Rilindist”:
***
Prof. Artan Fuga
Prof. Etmond Dragoti
Prof. Paskal Milo
Prof. Aurel Plasari
Prof. Neritan Ceka
Prof. Kastriot Islami
Prof. Arben Malaj
Prof. Agron Gjekmarkaj
Prof. Elmaz Sherifi
Limoz Dizdari
Arta Dade
Zija Çela
Bardhyl Londo
Fatos Lubonja
Nikoll Lesi
Kim Mehmeti
Veton Surroi
Ëngjëll Musai
Artur Zhei
Andi Bushati
Andi Bejtaj
Qamil Xhani
Ylli Rakipi
Ylli Manjani
Ylli Dylgjeri
Luan Rama
Enton Abilekaj
Robert Rakipllari
Bujar Kapexhiu
Mirush Kabashi
Tonin Çobani
Agim Nesho
Flutura Açka
Mark Marku
Etmond Budina
Rudi Erebara
Besnik Mustafaj
Koço Kokëdhima
Ardian Isufi
Sonila Meço
Arben Manaj
Andis Harasanaj etj, etj