30 milionë përdorues dhe mijëra dollarë fitime, faqja që po ndryshon pornografinë
Për vite me radhë, industria globale e pornografisë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pothuajse tërësisht në internet, po kalon një krizë të thellë. Kjo për shkak të një modeli ekonomik që nuk është më i qëndrueshëm dhe krijimit të disa monopoleve të mëdha, të cilat sipas shumë njerëzve, e kanë bërë industrinë një vend të keq për të punuar.
Sidoqoftë, brenda disa muajsh sektori i pornografisë filloi të ndryshojë për shkak të “OnlyFans”, një platformë që ekziston që nga viti 2016. Por u bë shumë i popullarizuar sidomos gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndryshe nga pirateria apo faqet false, “OnlyFans” duket se ka ndryshuar pornografinë për më mirë, për ata që punojnë aty.
“OnlyFans” është një sit që për të parë përmbajtjen e tij duhet paguar. Teorikisht nuk është një faqe pornografike, por përmbajtja për të rriturit është bërë më e popullarizuar dhe mbi të gjitha më fitimprurëse.
Prej disa muajsh, “OnlyFans” është bërë burimi kryesor i të ardhurave për shumë aktore dhe aktorë pornografikë. Në këtë sit ata publikojnë përmbajtje të vetë-prodhuar, zakonisht në shtëpi, dhe që mund të përfshijë një larmi shfaqjesh: nga biseda të thjeshta deri te pozat provokuese, nga masturbimi në seks me një partner (i cili shpesh është partneri i vërtetë).
Abonentët e kësaj faqeje mund të shkruajnë gjithashtu mesazhe private me një tarifë të caktuar. Gjithashtu mund të blejnë foto dhe video të personalizuara, ku kërkojnë që të thirren me emër, ose të kërkojnë shërbime të veçanta, të cilat padyshim mund të pranohen ose të refuzohen.
Sipas një përfaqësuesi të faqes në “Bustle”, “OnlyFans” ka 450 mijë krijues të përmbajtjes dhe 30 milionë përdorues. Nga viti 2016, kjo faqe u ka paguar krijuesve të përmbajtjes plot 600 milionë dollarë.
“OnlyFans” ruan 20 për qind të fitimit dhe pjesa tjetër i shkon pronarit të llogarisë. Ndërkohë për krijuesit më të kërkuar dhe më të njohur, fitimet individuale mund të jenë në rendin e disa dhjetëra mijëra dollarëve në muaj.
Burimi: il Post – Gazeta Shqip