30-vjeçari largohet nga shtëpia pas urdhrit nga prindërit

Michael Rotondo më në fund është larguar nga shtëpia, pasi u bë i famshëm nëpër botë me urdhrin e prindërve të tij që të largohej, pasi nuk kontribuonte rreth punëve të shtëpisë.

Ai më në fund e la shtëpinë, gjë të cilën shumë njerëz thonin se duhej ta bënte vite më parë.

30-vjeçari kishte afat deri ditën e sotme të dilte nga shtëpia, pasi gjykata aprovoi kërkesën e prindërve të tij për largim, sepse ishte i papunë dhe nuk ndihmonte në asgjë.

SHKARKO APP