347 vonesa e anulime fluturimesh – AAC: Kompanitë që kryesojnë listën që nga viti 2018

347 vonesa apo anulime fluturimesh janë regjistruar nga 6 kompani që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” përgjatë vitit 2018 deri në gusht të këtij viti. Të dhënat janë publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil tregojnë se kompania më problematike në këtë drejtim është Ernest SPA, e cila për këtë periudhë ka regjistruar 150 vonesa apo anulime.

Në vend të dytë renditet kompania Blue Panorama, e cila ka shënuar 114 vonesa apo anulime. Megjithatë, kjo kompani renditet në vend të parë sa i takon ankesave të pasagjerëve, me 1616, kundrejt 1573 ankesa që janë depozituar për kompaninë Ernest Spa. Ndërkaq, kompania Albawings ka regjistruar 48 vonesa apo anulime, duke u renditur e treta në drejtim të performancës. 3 kompanitë e tjera që raportojnë vonesa apo anulime janë Wizz Air, Austrian Airlines dhe Air Serbia, që gjithsesi mbeten të ulëta në raport me kompanitë e sipërpërmendura.

Autoriteti i Aviacionit Civil raporton dhe ecurinë e kompensimeve ndaj pasagjerëve që kanë depozituar ankesa, ku në total rezulton se  janë kryer 1556 kompensime, ndonëse numri i ankesave të depozituara arrin në 3675.

GRAFIK

PERFORMANCA E KOMPANIVE AJRORE PËR PERIUDHËN 2018-GUSHT 2019

  • ERNEST SPA      150 Vonesa/ anulime
  • BLUE PANORAMA   114 Vonesa/ anulime
  • ALBAWINGS      48 Vonesa/ anulime
  • WIZZ AIR  17       Vonesa/ anulime
  • AUSTRIAN AIRLINES 11 Vonesa/ anulime
  • AIR SERBIA  7     Vonesa/ anulime

SCAN

SHKARKO APP