35 vite nga vdekja e diktatorit Hoxha, këtë vit s’ka homazhe
11 prilli i 1985, në historinë e Shqipërisë shënon vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, i cili për më shumë se 40 vite drejtoi vendin, me një pushtet absolut. Disa nostalgjik shkojnë në varreza për ti bërë homazhe por këtë vit duket se e kanë lënë vetëm për shkak të situatës së Covid-19. Kurse më 26 shkurt, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit të komunizmit, Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha u shua në banesën e saj në zonën e Laprakës në Tiranë, pranë familjarëve të saj, pranë fëmijëve, nipërve e mbesave. Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ajo la pas tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.