4 arsyje pse duhet të këndoni në dush

Një në 5 veta këndojnë në dush dhe shumica prej tyre besojnë se mund të jenë të denjë për të qenë fitues në një garë këndimi. Një përfundim i tillë u arrit pas një studimi në Australi, që përveç kësaj shton se është shumë e rëndësishme për këdo të këndojë në dush, pasi kështu mund të jenë edhe më të lumtur.

1-Forconi sistemin imunitar

Kënga në dush na ndihmon të luftojmë viruset dhe na mbron prej tyre. Një arsye më shumë për të kënduar.

2.-Redukton stresin

Këndimi në dush ka efekt qetësues dhe ul rrahjet e zemrës. E ndihmon trupin të relaksohet dhe lufton ankthin.

3-Redukton dhimbjen

Shëndeti ynë fizik dhe psikologjik janë të lidhura me njëri-tjetrin. Të përformosh këngën e preferuar teksa lahesh, të ndihmon të kalosh dhimbjet. Redukton tensionin e muskujve dhe inkurajon trupin të çlirojë endrofinën.

4.-Ju bën të mendoni që keni zë

Duke qenë se sipërfaqja e dushit është e vogël, zëri duket më i fortë, më i plotë dhe ju mendoni për disa minuta që Beyonce s’ka asgjë më shumë.

SHKARKO APP