4 fazat e jetës së njeriut, ja pse nuk duhet të shqetësohemi për vdekjen

Në librat e lashtë klasikë kinezë, opinioni i “ruajtjes së shëndetit” është paraqitur më parë në librin “Zhuangzi”. Zhuangzi është edhe filozofi i njohur i “Taoizmit” të Kinës. Origjina e shumë ideve të ruajtjes së shëndetit dhe metodave të stërvitjes tradicionale kineze vjen nga libri i tij “Zhuangzi”.

Sipas këtij filozofi, rëndësia e jetës personale është më e lartë se ngritja në karrierë dhe fama. Respektimi i jetës dhe ruajtja e rendit natyral të jetës janë përmendur shpesh në artikujt e ndryshëm të “Zhuangzi”­t. Por, ai kundërshton përpjekjet e veçanta për zgjatjen e jetës, duke paraqitur opinionin e respektimit të rregullave natyrore të jetës si “ruajtja e shëndetit”.

Ai theksoi qëndrimet e lehta ndaj mbijetesës dhe vdekjes. Zhuangzi i kushtoi vëmendje të veçantë shëndetit shpirtëror, duke paraqitur metodat për ruajtjen e tij, si “koncentrimi i vëmendjes tek e tashmja” dhe “harrimi i vetes në meditim”. Në kohët e mëvonshme, thelbi i shëndetit shpirtëror u bë një nga karakteristikat e filozofisë së lindjes për shëndetin. Në artikull “shpirti i brendshëm” të Zhuangzi­t, është paraqitur dialogu mes Zhuangzi­t dhe mikut të tij Huizi, ku grumbullohet esenca e ideve të ruajtjes së shëndetit të Zhuangzi­t.

Huizi kërkoi të dinte se sipas teorisë Zhuangzi, njeriu duhet të largohet nga kontrolli i humorit? Zhuangzi u përgjigj po. Huangzi e pyeti përsëri se si mund të qëndrojmë në një gjendje të palëkundur humori? A ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Zhuangzi shpjegoi se nëse një person nuk dëmton shëndetin e trupit kur përjeton ndjenja të ndryshme si gëzim, pikëllim, dashuri, urrejtje etj, ai pranon natyrisht lëvizjet e ndryshme të humorit dhe nuk prish ekuilibrin e ndjenjave dhe të jetës.

Kjo mund të quhet gjendja e pakontrolluar nga lëvizjet e humorit, pra nuk përpiqet për gëzime të jashtme ose jetëzgjatësi të veçantë. Idetë e Zhuangzi­t shpjegohen me pak fjalë, “më pak pretendime në jetë”. Sipas filozofisë së Kinës së lashtë si dhe të të gjitha elementeve të natyrës, njeriu përbëhet nga dy forca të “chi­së”: “Yin” dhe “Yang”.

Zhuangzi shpjegoi se: kur lind një njeri, chi­ja e tij do të grumbullohet. Kur shpërndahet chi­ja e njeriut, jeta e tij do të përfundohet. Ai theksoi se trupi ynë nuk është pronë private, por një pjesë e natyrës. Prandaj, Zhuangzi përmban një ide shumë të hapur për lindjen dhe vdekje. Ai beson se pleqëria dhe vdekja janë procese të pashmangshme të jetës dhe koha kur cikli i jetës përfundon. Si rezultat, është e panevojshme që të shqetësohemi për vdekjen.

Zhuangzi tha se në jetë njeriu kalon nëpër 4 faza, vegjëlinë, adoleshencën, plegërinë dhe vdekjen, duke bërë analogji me 4 stinët pranvera, vera, vjeshta dhe dimri. Vdekja sipas tij i ngjan gjumit të përheshëm në natyrë. Zakonisht njerëzit e sotëm janë shumë të ndjeshëm ndaj vdekjes dhe mun ta kenë të vështirë të mabjnë qëndrimin e Zhuangzi­t ndaj jetës dhe vdekjes. Por nëse mësojmë pak mbi shpirtin e filozofisë së tij dhe të reduktojmë ankthin ndaj vdekjes, duke ruajtur gjithashtu një qëndrim optimist, do të kemi një shëndet të mirë. Shkrihemi me ligjet e natyrës dhe gëzojmë jetëgjatësi të duhur .

Ndër parimet e ruajtjes së shëndetit të Zhuangzi­t, përputhja e ligjit natyror është më e rëndësishmja. Zhuangzi ka bërë shumë tregime interesante dhe shumë filozofike. Youshi ka vetëm një këmbë. Kur Gong ëenxuan i shikoi Youshi­t pse ndodhi, nëse e kishte të lindur apo kishte pësuar ndonjë aksident gjatë jetës, Youshi u përgjigj me qetësi se kjo është dhurata e Zotit.

Sipas mendimit të Zhuangzi­t, aftësia e kufizuar e dikujt është formuar nga arsyet e natyrës, prandaj duhet të përmbajmë një qëndrim të qetë për ta pranuar këtë gjendje. Shpendët e egra edhe pse duhet të fluturojnë apo ecin me gjatësira të shumë rruge për të pirë ujë dhe ushqim përsëri atyre nuk u pëlqen të ushqehen brenda kafazit.

Shumë legjenda të ngjashme mund të lexohen në artikujt e Zhuangzi­t. Për shembull, markezi Lu e ushqen një shpend detar me mish më të mirë të qengjit, derrit dhe lopës në kafazin e tempullit. Por ky shpend detar është shumë i dëshpëruar dhe nuk ha aspak ushqim dhe pas 3 ditësh ngordhi. Nga këto legjenda, Zhuangzi shpreh opinionet e tij të respektimit të ligjit të natyrës.

Çdo kafshë dhe bimë pëlqen i përshtatet mjedisit të vet natyror dhe ndërhyrja në këtë ligj dëmton jetën. Përkujdesja ndaj shëndetit shpirtëror Ndër metodat e ndryshme për ruajtjen e shëndetit, Zhuangzi i kushton vëmendje më të madhe shëndetit shpirtëror, që është më i rëndësishëm se shëndeti i trupit sipas tij.

Zhuangzi vuri në dukje se shpirti dhe trupi nuk duhet të lodhen shumë. Duhet të shmanget harxhimi i tepërt i energjisë shpirtërore dhe trupore. Ai përshkruan karakteristikat e ujit për të paraqitur rëndësinë e pushimit shpirtëror si: Uji i papërzier është më i pastër, uji i palëvizshëm është më i qetë. Njerëzit duhet të ruajnë një gjendje të thjeshtë dhe të qetë shpirtërore, duke lëvizur natyrshëm.

Nëse mund ta bëni këtë, atëherë shqetësimet e tjera nuk do t’ju bezdisin, influenca e keqe e jashtme nuk do të ndikojë. Në fakt, Zhuangzi ka shprehur idetë e asgjësimit të famës, të autoritetit, të përftimeve, duke synuar lirinë shpirtërore. Zhuangzi ka përshkruar shumë legjenda të dorëheqjes së fronit nga mbretërit për të mbrojtur jetën e tyre.

Zhuangzi u shpreh se kontributi i mbretërve dhe perandorëve është tepër i rëndësishme për shoqërinë dhe popullin, por është në dëm të shëndetit të tyre. Sot, shumë njerëz shpërfillin shëndetin e trupit për të kërkuar famë, status dhe pasuri, duke harxhuar tepër energjinë shpirtërore.

Kjo nuk është mënyra e përshtatshme e jetës. Zhuangzi ka shpjeguar më tej metodën e ruajtjes së shëndetit shpirtëror: “koncentrimi i vëmendjes tek e tanishmja”. Në fakt, metoda e tij ngjan me meditimin. Por Zhuangzi ka përhapur këtë metodë në çdo punë dhe në çdo kohë, duke asgjësuar ndikimet e jashtme ndaj shëndetit shpirtëror dhe trupor. Kjo metodë e paraqitur nga Zhuangzi praktikohet nga budizmi “Zen” dhe stërvitjet e Kinës tradicionale “Qigong.

SHKARKO APP