4 fëmijët që ndryshuan botën me shpikjet e tyre (FOTO)

Jack Andraka lindi më 1997. Gjithë fëmijëria e tij po vazhdonte normalisht derisa një mik i afërt i familjes vdiq nga kanceri. Kjo e shtyu Jack- un të gjente një mënyrë për të identifikuar fazat e hershme të kancerit. Në moshën 15- vjeçare ai shpiku një lloj të ri sensori për të vënë në dukje praninë e qelizave kanceroze, sensor që rezultoi pas më i shtrenjtë por shumë më i shpejtë (x168) dhe dukshëm më i saktë (25- 50%) se testet e tjera. Siç përgjithësisht ndodh, shpikja u refuzua nga gati 200 laboratorë derisa u miratua përfundimisht nga dy mjekë.

I lindur në 1997- ën, Alex Deans krijoi iAid, një mjet navigimi për të verbërit kur ishte vetëm 12 vjeç. Dikur ai kishte ndihmuar një grua të verbër të kalonte rrugën dhe i kishte mbetur peng se si nuk kishte një pajisje për të ndihmuar të verbërit të ecnin vetë në rrugë, pa patur nevojë për ndihmë. Kështu iu fut punës dhe krijoi iAid, e cila përdor GPS dhe një busull për të zbuluar çdo pengesë dhe për të udhëhequr njerëzit e verbër në drejtimin e duhur.

Kur ishte në moshën 16- vjeçare, Boyan Slat u shokua nga objektet e shumta plastike që gjeti teksa zhytej në brigjet greke, ndaj vendosi që çështjen e ndotjes së oqeaneve ta trajtonte si projekt shkolle në gjimnaz. Në moshën 18- vjeçare Boyan paraqiti një sistem që përdor rrymat e oqeanit për të bërë përqëndrimin e plastikës duke zvogëluar procesin e pastrimit nga mijëvjeçarë në vite. Organizata dhe kompani të shumta vlerësuan shpikjen e tij duke e bërë Boyan- in personin më të ri në moshë që merr një çmim të lartë mjedisor nga OKB.

Në 2013- ën, 16- vjeçarja Ann Makosinski krijoi një elektrik dore i cili konvertonte nxehtësinë e trupit në dritë, pa patur nevojë për bateri apo energji kinetike. Ann harxhoi vetëm 26 dollarë për materialet që i duheshin në realizimin e shpikjes së saj. /Anabel/

SHKARKO APP