4 gabime që të rriturit s’duhet t’i përsërisin më kurrë me bebet e tyre
Të sjellësh një fëmijë në jetë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një gruaje dhe është krejtësisht e natyrshme që familjarët dhe njerëzit e afërt të duan t’i bashkohen këtij gëzimi dhe të kalojnë kohë me foshnjen. Gjithsesi, janë disa gjëra të cilat vizitorët duhet t’i kenë parasysh para këtij takimi. Nënat do të jenë shumë herë më të qeta. Kur vjen puna tek vizitorët, prindërit detyrohen të luajnë rolin e ‘të keqit, por e gjitha kjo ka një shpjegim. Kështu që merreni vesh njëherë e mirë çfarë duhet të kemi parasysh kur takojmë një bebush?
1.-Harrojini puthjet
Të puthësh një bebush nuk është aspak e këshillueshme. Nuk mund të vendosësh fytyrën apo duart e tua tek faqet aq të njoma të njeriut të vogël. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe këtë duhet ta kujtoni gjithnjë.
2.-Mos e lëviz!
Nëse bebushi është në karrocë, mos e lëviz që aty vetëm se ti do të luash me të. Ti kurrë nuk mund ta dish sa keq mund t’i bëjë parfumi yt apo rrobat që mban veshur.
3.-Mbani larg bebushave fëmijët e rritur
Fëmijët nga natyra janë shumë kuriozë dhe i duan të vegjëlit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes i lini fëmijët gjatë me bebushat.
4-Harrojini telefonat!
Prindërit e rinj janë shumë të zënë duke u kujdesur për bebushin që sollën në jetë. Kështu që nëse shoqja jote e ngushtë nuk të kthen mesazh apo s’të përgjigjet, s’duhet t’ja vini re. Mes Facebook-ut dhe fytyrës së tij, sigurisht do të zgjidhte këë të dytën gjatë gjithë ditës.