4 pyetje interesante që marrin përgjigje (FOTO)

Vështirësia qëndron te thjeshtësia, ato çka në plan të parë duken pyetje aspak të ndërlikuara, kanë një përgjigje specifike, që do t’ju mundojë disi. Pse shishet plastike me pije të gazuar e kanë fundin me gunga? Pse lëngu i portokallit shijon tmerrësisht i hidhur pasi lajmë dhëmbët me pastë? Përgjigjet i merrni tani.

Pse shishet me pijë të gazuar e kanë fundin me gunga, ndërsa shishet me ujë jo/ Gungat janë aty për të rritur rezistencën e shisheve. Kjo është e nevojshme sepse shishja plastike duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë presionit të gazit në pije. Gjithashtu, këto pije zakonisht shërbehen të ftohta dhe kur një lëng ftohet, vëllimi i tij ndryshon dhe shishja nuk duhet të ndryshojë dukshëm për shkak të saj. Si shtesë, këndi ose maja e gungës mund të zgjerohet paksa dhe të kontraktohet pa u prishur.

 

Pse akulli është i rrëshqitshëm/ Akulli është i rrëshqitshëm vetëm kur ecni mbi të dhe është afër një pikë shkrirjeje. Rrëshqitja shkaktohet nga rrotullimi i molekulave të ujit që nuk mund të bashkohen me molekula të tjera po uji në sipërfaqe. Mund ta krahasoni me një dysheme vallëzimi që është e mbuluar me rruaza.

 

 

 

Vijat e zebrës/ Ka kohë që ekziston një besim popullor se zebrat ishin kafshë të bardha me vija të zeza. Sidoqoftë, rezulton të jetë e kundërta. Ngjyra origjinale e zebrave është e zezë. Vijat e bardha shfaqen vetëm më vonë, teksa një embrion zebër zhvillohet në barkun e nënës, e cila qartësisht mund të vërehet në foton më sipër, ku vijat e bardha të një zebra nuk u zhvilluan mirë.

 

 

Pse lëngu i portokallit shijon tmerrësisht i hidhur pasi keni larë dhëmbët/ Pasta e dhëmbëve ndikon në shijim. Ajo shtyp aftësinë për të shijuar ëmbëlsinë, që do të thotë se shijet e tjera, si lëngu i portokallit, bëhen më të theksuara. Si rezultat, ëmbëlsia e saj shtypet ndërsa e hidhura përmirësohet dhe pija juaj e shijshme papritmas bëhet e padurueshme.

SHKARKO APP