4 vite në luftë për jetën, vdes gazetari shqiptar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme gazetari shqiptar, Sulejman Gashi.

Ky i fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë me të cilën nuk mundi ta fitonte.

Njoftimin e kobshëm e ka dhënë vetë familja Gashi  përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë i familjes:

“Të dashur familjarë dhe miq, me píkëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.

Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë. Me respekt, Familja e z. Sulejman Gashi”.

4 vite më parë, korrespodenti i RTK-së në SHBA, Sulejman Gashi pësoi një atak kardiak gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në Utah.

Ai le pas bashkëshorten Tonja me fëmijët, Sarandën, Drilonin, Janinën dhe Egzonin.

Sulejman Gashi

SHKARKO APP