43 shtete konkurojnë në Eurovision 2016

 

Pas disa muajsh diskutimesh dhe spekulimesh, tani është zyrtare se 43 vende do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në Eurovizion 2016 në Stokholm të Suedisë. Skena e Eurovision shpesh here ka qenë një nisje e një karriere të këngëtarëve, që tashmë janë në majat e karrirës së tyre. Prodhimet që vijnë në skenën e Eurosongut, gjithmonë krijohen me mesazhe për një shoqëri të lire, pa paragjykime por dhe tema si dashuria por dhe në tematikë të tjera.

Shtetet që do të marrin pjesë, plot 40 vende pjesëmarrëse. Një betejë e vërtetë!

Përveç 39-të  prej 40-të vendeve që morën pjesë në Vjenë, në 2016 do të shohim kthimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Ukrainës, Bullgarisë dhe Kroacisë. Veçantë ftesës që ju bë Australisë, për 60-të vjetorin e festivalit Europain, ajo do të kthehet për herë të dytë në skenën magjike të Eurosongut. Surpriza më e madhe mund të jetë Kroacia, e cila ka marrë pjesë që në vitin 2013. Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2012, ku të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë në garë. Bosnja dhe Hercegovina, hyrja e fundit e të cilit është nga viti 2012, do të dërgojë Dalal Mitat-Talakic, dhe Ana Rucner në Suedi.

Shqipëria dhe Eurovisioni!

Festivali i 54 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur me kohë punën për festivalin e këtij viti. Drejtor artistik i festivalit, është përzgjedhur muzikanti i njohur Elton Deda. Si zakonisht festivali i këngës në RTSH do të mbahet në datat 25,26 dhe 27 dhjetor. Në dy netët e para do të degjohen nga 15 këngë, prej të cilave do të përzgjidhen 9 këngë për çdo natë. Në natën finale do të ketë 18 këngë. Organizatorët e festivalit janë shprehur se në këtë ngjarje do të përfaqësohen të gjithë brezave të artistëve si kompozitorë, poetë, këngëtar, etj. Gjithashtu do të ketë dhe një larmi të madhe për sa i përket rrymave të muzikës së lehtë. Fituesi i Festivalit të 54-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të marri pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Ky festival mbahet më 10,12 dhe 14 maj të vitit të ardhshëm në Stokholm të Suedisë. Për herë të parë Shqipëria ka marrë pjesë në një festival të tillë në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u radhit në vendin e shtatë, ndërsa Rona Nishliu ende mbetet suksesi më i madh shqiptar në këtë festival kur në vitin 2012 u radhit e pesta në finale.

 

Redjon Shtylla

SHKARKO APP