450 raste me kancer gjaku
Çdo vit përllogariten 450 raste të reja me kancer në gjak. Më të predispozuar për t`u prekur nga sëmundjet malinje të gjakut janë moshat e mesme, por as të rinjtë nuk janë të sigurt. Mjekët këshillojnë më shumë kujdes për një jetë të shëndetshme pa alkool e duhan dhe më pranë natyrës.
Sëmundjet malinje të gjakut, ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri kanë trend rritës. Çdo vit diagnostikohen rreth 450 persona me kancer në gjak ku përfshihen të gjitha llojet e leuçemive, mielomat dhe ato që quhen limfomat malinje.
Arben Ivanaj: Janë patologji që kanë një kosto ekonomike për familjarët dhe për të sëmurin. Kemi shumë të sëmurë që marrin një medikament që kushton 2 mijë e ca euro në muaj, por të sëmurët kanë 10 vjet pa sëmundje. Janë integruar kaq shpejt në shoqëri.
Më shpesh këto sëmundje takohen tek mosha e mesme, por nga rreziku nuk përjashtohen as të rinjtë. Mjeku hematolog, Arben Ivanaj thotë se për kancerin e gjakut nuk ka një shkak specifik. Faktorët e jashtëm, ndikues në shfaqjen e këtyre patologjive, lidhen kryesisht me kimikatet apo ndotjen e ajrit.
Arben Ivanaj: Disa nga këta faktorë janë të njohur tashmë siç është duhani, alkooli, obeziteti. Pastaj janë disa faktorë që janë bërë të njohur me një term të përgjithshëm quhet çrregulluesit neuro endokrinë. Çdo produkt kimik mund të jetë potencialisht kancerogen.
Mekanizëm parandalues nuk ka, por mjekët këshillojnë më tepër kujdes me ushqyerjen dhe aktivitetet fizike.
Arben Ivanaj: Nëse do ishte një e përbashkët për të gjithë llojet e sëmundjeve të shëndetit është jeta e shëndetëshme dhe evitimi i të gjithë ndotësve kiomikë të mundshëm që mund të jenë në ambientin e jashtëm.
Në Kongresin e Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu premtoi se vitin që vjen do të realizohet transplanti i parë i palcës së kuqe.
Ogerta Manastirliu: Ne jemi duke u përgatitur të fillojmë punën në ambientet ekzistuese, duke bërë dhe duke ndërtuartë gjithë atë infrastrukturë të nevojshme dhe ër të bërë të mudnur pikërisht që realizojë brenda 2020 transplantin e parë të palcës së kuqe në QSUT.
Edhe pse këto patologji janë të pashërueshme, jetëgjatësia e pacientit është zgjatur ndjeshëm duke shkuar në të paktën 10 vjet.