Martin Leka: Berisha duhet të falenderojë Ramën, ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak ishte vepër e Ramës të cilit i intereson që ta ketë përballë zgjedhjeve të ardhshme.

“Ne nuk mund të themi se SPAK është apo jo vegël e Ramës. Unë mendoj se duhet të falenderojë Ramën se nëse ka një njeri në Shqipëri që e do jashtë dhe përballë kur lideri ishte në arrest shtëpie dhe Ilir Meta, kryetar i partisë së dytë opozitare është në burg, çfarë impakti do të kishte një fitore si e Pirros ajo në zgjedhje. Demokratët duhet të falenderojnë Ramën.

Prokuroria antikorrupsion nuk është dakord.  Sado gurë të hedhim mbi SPAK, është ajo që do të pastrojë politikën shqiptare. Berisha, Rama, Meta janë pjesë e trashëgimisë 34-vjeçare. E nisëm me Saliun  dhe po e përfundojmë me këto.

Fatos Nano u thirr me akuzën për korrupsion me të tretët dhe iu vunë prangat, iu hoqën edhe syzet e qorrit. Ky arresti në shtëpi i Berishës duket shumë komod.

Gjykata ka bërë një politikë penale, jo vendim gjyqësor, për zgjedhjet që po vijnë”-tha Leka.

Pra Berisha u lirua nga Rama. E do përballë që nesër të mos thotë se isha në arrest shtëpie.

SHKARKO APP