470 mijë euro për pistoletën e Han Solo

Një pistoletë e përdorur nga Harrison Ford në filmin ‘Return of the Jedi’ ëshët shitur në ankand për 470 mijë euro.

Armën, e bërë kryesisht nga druri, për më shumë se 30 vite e kishte në posedim drejtori artistik  i filmit James Schoppe, kandidat për çmimin Oskar.

Pistoleta e përdorur nga karakteri i Han Solo theu rekordin e vendosur nga pistoleta e Mark Hamill (Luke Skyëalker) e përdorur në dy filmat e parë të Star Wars, që u shit për 386 mijë euro.

Ajo u shit në një ankand të Las Vegas të shtunën.

SHKARKO APP