5 gabimet që ju shtojnë yndyrën në flokë
Për njerëzit me flokë të yndyrshëm, ndonjëherë jeta bëhet pak më e vështirë se ajo e të tjerëve. Ju mund të mendoni se zgjidhja është t’i lani më shpesh flokët, por nuk është aspak kështu. Përveç faktit që vetë lloji i lëkurës së kokës, skalpit, prodhon yndyrë, ju mund të jeni duke bërë edhe disa gabime që e përkeqësojnë sasinë e yndyrës në flokë.
-I prekni flokët shpesh
Ashtu si prekja e shpeshtë e fytyrës mund të shkaktojë acarim në lëkurë edhe prekja e flokëve, shton nivelet e yndyrës. Kjo sepse, duart tuaja janë gjithashtu të mbuluara me vaj natyral, për të mbrojtur lëkurën dhe çdo herë që prekni flokët, ju e transferoni vajin direkt në flokët tuaj.
-I mbani flokët shpesh ose thuajse gjithmonë të kapura
Disa prej jush thjesht ndihen më rehat me flokët e kapur, ndërsa disa të tjera mund të mendojnë se po e “mbrojnë” flokun nga papastërtitë, por në fakt, nuk ndodh kështu. Duke i mbledhur gjithë flokët në një bisht, mund të krijohet akumulim i vajit dhe papastërtive në skalpin e kokës dhe në pjesën rreth bishtit.
-I lani shpesh
Nëse mendoni se duke i larë flokët shpesh ju po mbani larg yndyrën, në fakt po bëni krejtësisht të kundërtën. Larja e tepërt i heq flokëve dhe skalpit, vajrat e saj natyralë. Në mungesë të tyre, trupi e rregullon këtë duke prodhuar edhe më shumë vaj për të kompensuar vajrat apo yndyrën e humbur, që i bën flokët tuaj të ndjehen dhe të duken më të yndyrshëm.
-Aplikoni më shumë balsam/zbutës seç duhet
Jini të kujdesshëm me balsamin e flokëve. Ndjesia zbutëse që ju jep në moment mund të jetë e mirë, por shumë balsam përbën një faktor tjetër ndikues në yndyrën e flokëve tuaj. Përqendrojeni gjithë sasinë që merrni në fundet e flokëve dhe mos e aplikoni asnjëherë në rrënjë.
– I krehni flokët me krehër shpesh gjatë ditës
Nëse keni një krehër të vogël, që e mbani gjithnjë me vete, përpiquni mos ta përdorni atë shpesh. Krehja ndihmon në shpërndarjen e yndyrës në flokë dhe i bën ata të duken më të butë dhe me shkëlqim. Sidoqoftë, Cosmopolitan raporton se krehja e shpeshtë e flokëve mund të stimulojë gjithashtu prodhimin e vajit, duke filluar një cikël të pafund: krehje-yndyrë. Mos harroni gjithashtu, të pastroni krehërin tuaj dhe të largoni herë pas herë flokët që mblidhen aty, pasi edhe këto të dyja ndikojnë në prodhimin e tepërt të yndyrës në flokë.