5 metodat e gjyshes për të mbuluar thinjat

Para se të shpenzoni para dhe kohë me trajtime të kushtueshme që dëmtojnë flokët provoni të mbuloni thinjat me këto mënyra natyrale: kafe, çaj i zi, salvia, rozmarinë dhe kakao. Thinjat dalin herët a vonë dhe ky fenomen varet nga pakësimi i melatoninës në bulbën e flokëve. Ja disa ‘këshilla të gjyshes’ se si të errësoni thinjat pa ndihmën e parukierit. Ato janë të shumta dhe janë përdorur që në lashtësi disa prej tyre.

Të lyesh thinjat me KAFE

Një nga mënyrat më të thjeshta. Mjafton të bëni një kafe të fortë, ta lini të ftohet dhe ta hidhni në flokë, para se të bëni dush. Flokët në të cilët aplikohet kafeja duhet të masazhohen me kujdes dhe kafeja duhet lënë të paktën 5 minuta në flokë. Për të arrutr rezultat më të mirë, bëni një shparje me uthull të bardhë. Falë kafeinës, kafeja reagon edhe kundër rënies së flokëve.

Të lyesh thinjat me ÇAJ TË ZI

Për këtë merrni disa gjethe çaji të zi dhe lërini në një litër ujë. Më pas ziejini për 30 minuta dhe lëreni 24 orë. Me të kaluar këtë kohë, uji filtrohet dhe aplikohet në flokë, ku do ta mbani për rreth një orë, para se të përdorni një shampo neutro. Çaji arrin të ‘maskojë’ thinjat pasi është i pasur me pigmente dhe antioksidantë që i bëjnë mirë flokëve.

Të lyesh thinjat me SALVIA dhe ROZMARINE

Barërat aromatike janë ndër ilaçet natyrale më pak të njohura për lyerjet e flokëve, por shumë të efektshëm. Rozmarini duhet të zihet e më pas të lihet për t’u ftohur dhe të përdoret si shplarje pas shampos. Për të përdorur salvian, duhet të ziejmë ujin dhe t’i hedhim brenda 200 gramë gjethe për t’i zjerë për 30 minuta e më pas ta lëmë të ftohet. Përftimi mund të përdoret para shampos, të lihet gjysëm ore dhe do të shihni që do të nisë errësimi i thinjave të para.

Të lyesh thinjat me KAKAO

Mund të errësojmë thinjat edhe me kakao në mënyrë shumë natyrale. Nevojitet të përzihen 3 lugë mjaltë me 3 lugë kakao deri sa të krijohej një krem i trashë. Përbërja lihet në flokë të thatë për rreth një orë, para se të shplahet. Flokët doduken menjëherë më të errët dhe do kenë madje edhe një parfum shumë të këndshëm.

Të lyesh thinjat me KËNA

Kënaja është një pluhur natyral që përftohet nga një bimë afrikane. Ka tonalitete të ndryshme që lejojnë të mbulohen thinjat dhe janë të gjitha e kuqe rremtë. Mirë është të zgjidhni tonalitetin më afër flokut tuaj dhe të përzieni pluhurin me ujë të nxehtë, derisa të përftoni një pastë homogjene. Për të intensifikuar ngjyrën, mund të hidhni edhe limon ose uthull. Më pas aplikojeni në flokë të lagur, të larë paraprakisht me shampo neutro. Më pas lëreni për aq kohë sa shkruan paketimi dhe në bazë të tonalitetit të dëshiruar dhe shpajeni duke aplikuar një shampo neutro. Kënaja nuk penetron në flokë por e mbështjell me një film mbrojtës, duke i rikthyer ngjyrën që zgjat 6 deri në 8 javë.

SHKARKO APP