5 miliarderët e kësaj bote me makina super të lira

Nuk ka si të mos çosh ndërmend miliarda dollarë e respektivisht bashkë me to edhe disa jahte apo makina luksoze. Por jo gjithmonë automjetet janë në përpjestim të drejtë me mirëqenien dhe pasurinë. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si disa nga njerëzit më të pasur të kësaj botë kanë nën zotërim makina fare të lira.

Alice Walton

Gruaja më e pasur në botë, trashëgimtare e kompanisë Walmart, pasuria e së cilës vlerësohet plot 45 miliardë dollarë është tepër e kursyer kur vjen puna te automjeti i saj personal, megjithëse në këtë rast arsyeja është e veçantë. Babai i saj, themelues i Walmart (rrjet dyqanesh, supermarketesh, etj) mbante gjithmonë një Ford F- 150 të 1979- ës. Edhe pse versioni që momentalisht Alice nget është i 2005- ës, makina është krejtësisht e papërfillshme në raport me miliardat e saj.

Mark Zuckerberg


Themeluesi i Facebook- ut nuk e ka ndërmend të investojë miliona dollarë në transport. Zuckerberg shprehet se arsyeja përse mban një Acura TSX, vlera e së cilës shkon 30 mijë dollarë konsiston në faktin që është e rehatshme, e sigurtë dhe “jo mburravece”.

Steve Ballmer

Pronari i skuadrës së basketbollit Los Angeles Clippers ka një lidhje të jashtëzakonshme me limuzinën e tij Ford, lehtësisht të përballueshme, me vlerë 28 mijë dollarë. Babai i Steve punoi dikur si menaxher i Ford Motor Company, arsye kjo përse Ballmer nuk i është ndarë kurrë Ford- it. Ditën kur vendosi të bënte të tijën limuzinën në fjalë thuhet se iu dorëzua nga vetë CEO- ja i atëhershëm i Ford- it, Alan Mulally.

Ingvar Kamprad


Themeluesi i Ikea- s është kaq dorështrënguar sa një herë deklaroi se gjithçka që mbante veshur ishte blerë në treg. Madje madje, u zemërua tmerrësisht shumë kur pa se mobiliet e vjetra në zyrën qëndrore të Ikaa- s ishin zëvnedësuar me të reja. Për gati njëzet vite, Kamprad pati një Volvo 240 GL të vitit 1993. Makinën e zëvendësoi vetëm pak kohë më parë, pasi një mik e bindi se ajo që kishte ishte tepër e vjetër dhe e rrezikshme për t’u ngarë.

Warren Buffett


Kushdo që ka lexuar rreth tij e di fare mirë që Warren është mbreti i kurismit. Për një dekadë, Buffettt pati një Vadillac DTS 2006 derisa e bija, e vënë në siklet e bindi të blinte një XTS Cadillac me vlerë 45 mijë dollarë. ”Unë udhëtoj vetëm 5633 km në vit kështu që më duhet të blej një makinë të re shumë rrallë”,-deklaroi ai për Forbes.

SHKARKO APP