5 milion dollarë importe armësh në 2019-ën – Të gjitha nga SHBA, “monopol” prej 3 vitesh

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për paqe ka publikuar të dhënat më të fundit për tregtinë e armëve. Nga këto të dhëna rezulton se Shqipëria në vitin 2019 ka importuar 5 milionë dollarë armatim, nga 1 milionë dollarë që ishte vitin paraardhës, tregojnë të dhënat e Institutit të Stokholmit. Të gjitha armatimet janë importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat për të tretin vit me radhë mbeten furnizuesi i vetëm i Shqipërisë me armatim.

Përgjatë të tre viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë eksportuar drejt Shqipërisë 9 milionë dollarë armatime. Në tre vitet e fundit, SHBA-të janë importuesi i vetëm i armëve në vendin tonë, duke “hequr” nga skena shtete si Gjermania, Franca apo Kina. Këto tre shtete kanë dominuar tregun e importeve të armëve në vendin tonë pas viteve `90.

Franca është në vend të parë me 29 milionë dollarë armë të importuara, Kina e dyta me $26 milionë, Gjermania me $11 milionë, Italia me $9 milionë, ndërkohë që tanimë hyn edhe Amerika me $5 milionë, paçka se në vetëm tre vite. Shqipëria renditet në vendin e 126—të në botë ndër 150 ekonomi sa i përket importit të armëve, me Arabinë Saudite që mban vendin e parë. Që prej viteve `90, importi i armëve në vendin tonë kap një vlerë prej 84 milionë dollarësh, ndërkohë që për eksportet shifrat tregojnë zero. /scan

SHKARKO APP