5 piktura të Monet shiten plot 74 milionë euro

Shitje rekord për shtëpinë e ankandeve ”Sotheby’s” në Londër, ku vetëm pesë piktura të impresionistit të njohur francez, Claude Monet u blenë për 74 milionë euro.

Piktura më e shtrenjtë ishte ”La veduta del Canal Grande a Venezia”, që u shit për 31 milionë euro.

Sipas Helena Newman të ”Sotheby’s”, në këtë ankand morën pjesë 35 koleksionistë nga e gjithë bota, por më aktivët ishin aziatikët dhe rusët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë këtë ankand u shitën vepra impresioniste, moderne dhe surealiste, për një total prej 247 milionë eurosh, rekord për tregun londinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?