5 produkte që mund t’i shtoni ujit për një bark të sheshtë

Uji detox është edhe më i nevojshëm nga ç’mund të mendoni se është. Studimet kanë treguar se detoksifikimi bën të mundur nxjerrjen e toksinave nga trupi, ndikon në rënien nga pesha dhe na bën më energjikë. Përpos kësaj, duhet të dini se ka disa përbërës përveç limonit apo xhinxherit që mund t’ja shtoni ujit nëse doni të shpëtoni nga barku i fryrë.

1. Ujë me kripë jo të jodizuar

Miksoni 2 lugë të vogla çaji me kripë në një gotë uji të vakët. Nëse doni ta bëni të shijshme, shtojini pak limon. Mundësisht pijeni me stomakun bosh.

2. Ujë me hudhra

Edhe shkenca moderne e konfirmon se konsumimi i hudhrës vjen me përfitime të mëdha në shëndetin e njeriut. Hudhra ndikon në presionin e gjakut, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe detoksifikon trupin. Merrni dy copa hudhra dhe prijini. Prisni 10 minuta dhe miksojini me 500 ml ujë. Lërini brenda për të paktën 2 orë.

3. Ujë me mollë dhe kanellë

Si molla ashtu dhe kanella ndihmojnë në rënien nga pesha dhe përmirësimin e metabolizmit. Miksojni përbërësit dhe bashkë me ujin vendosini në frigorifer për 1 orë para se ta pini.

4. Ujë me kastravec dhe kuba akujsh

Një pije freskuese me shije kastraveci do t’ju heqë dëshirën për të pirë diçka tjetër me kimikate. Eshtë antioksidant natyral dhe kujtoni që në 1 kastravec ka vetëm 34 kalori. Për shije, mund t’i shtoni pak limon.

5. Ujë me piper të zi

Nëse doni të detoksifikoheni apo të dobësoheni, piperi i zi është një përbërës i paparë. Studimet kanë treguar se ai mund të luftojë infeksionet, parandalon plakjen e parakohshme dhe problemet kardiake.

SHKARKO APP