5 qytetet e pabesueshëm në botë, por të humbur (FOTO)

Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister. Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin i 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë! Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë. Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur. Në këtë galeri do të shohim 5 qytetet e humbura më të njohura, të cilët janë rizbuluar dhe mund të shkoni edhe t’i vizitoni.

Machu Picchu, Peru

Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Angkor, Kamboxhia

Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9 deri në shekullin e 15 dhe ka monumentin më të madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti u pushtua dhe u plaçkit. Ai ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar.

Pompei, Itali

Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë. Në vitin 79 AD mali Vezuv shpërtheu. Vezuvi, ende sot një nga vullkanet më aktiv në botë, varrosi qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën me to dhe qytetet u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të gjatë gërmimeve ata u rizbuluan dhe sot Pompei lulëzon si një tërheqje turistike, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që gati 2.000 vjet më parë ngriu me kohën.

Teotihuacan, Meksikë

Teotihuacan është një vend arkeologjik afër qytetit të Meksikës. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë. Ishte një qendër e madhe urbane me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Emri modern i’u dha nga populli Aztek dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

Atlantida

Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantda nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida është përmendur në një alegori për arrogancën e kombeve në veprat e Platonit dhe në këtë alegori ajo përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.

SHKARKO APP