5 receta të thjeshta për të forcuar sistemin tuaj imunitar

Edhe pse ndoshta jeni të mbyllur në shtëpi gjatë kësaj periudhë është e domosdoshme dhe parësore të mbani sistemin tuaj imunitar në formë, funksional dhe të ushqyer. Megjtihatë edhe pse për secilin nga ne është shumë e thjeshtë në këtë moment të vështirë të harrojmë stresin dhe frikën tek një kavanoz me cokokrem apo ushqime të tjera të gatshme plot kalori dhe yndyrë është e këshillueshme dhe e provuar se zakonet e shëndetshme që formoni tani do t’ju mbajnë të gjallë gjatë të gjitha stinëve, jo vetëm gjatë pandemive!

Më poshtë do të zbuloni pesë receta të thjeshta që do të forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe do t’i mbajnë duart (dhe mendjen) tuaj të zënë në kuzhinë.

  1. Tartë ose kek me boronica

Boronica është një burim fantastik antioksidantësh dhe mund të çojë në uljen e presionit të gjakut dhe funksionimin më të mirë konjitiv. Konsiderohet si një “super frut”, pasi është shumë i lehtë për tu gatuar dhe ja kalon karameleve të tjera të mbushura me kimikatë që ju tundojnë cdo ditë në dollapin tuaj. Receta përfshin mjaltë, fara chia dhe tërshërë, kështu që kjo ëmbëlsirë është në thelb një vakt energjie.

  1. Smoothie me giner dhe portokall

Ky smoothie është një version më i shëndetshëm dhe më natyral i pijeve të gatshme që mund të blini në market. Kombinimi i të gjitha përfitimeve të agrumeve me aromën e gingerit dhe specit kajen, kjo përzierje e butë është një mbrojtje e mirë kundër dhimbjeve të fytit dhe hundëve. Gigeri është një “rrënjë fuqie” e njohur që ndihmon me inflamacionin dhe tretjen, dhe mund të konsumohet edhe si caj i thjeshtë me pak shafran Indie.

  1. Sallatë frutash pylli me bajame dhe fara chia

Frutat e pyllit kanë shumë përfitime si uljen e kolesterolit, antioksidantë, ndoshta edhe parandalim i kancerit dhe kur shoqërohen me përbërës si bajamet dhe farat chia ato krijojnë një supër pjatë të shëndetshme për sistemin tuaj imunitar.

  1. Makarona me krem shafrani

Shafran i Indisë është një erëz aq e vjetër sa koha dhe një element kryesor i shumë kulturave indiane, aziatike lindore dhe afrikane. E përshkruar si një pjatë “makarona tokësore”, kjo recetë lufton kundër inflamacionit e shoqëruar me një gjalp të mirë dhe jath, pasi ende duhet të trajtoni mirë veten gjatë karantinës, apo jo?

  1. Pite spinaqi me ginger

Edhe pse spinaqi mund të ketë traumatizuar disa njerëz gjatë fëmijërisë, prapë nënat tona kishin të drejtë: spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminave A & C, dhe antioksidantëve. Kur mbështillet në brumëë të butë, i prerë e i bashkuar me ginger të grirë dhe arrë moskat ai bëhet shumë efektiv për sistemin tuaj imunitar.

/ SCAN

SHKARKO APP