5 shenja se angazhimet tuaja për të ndryshuar apo për të realizuar plane në 2020, nuk do të zgjasin!

Nisja e nje viti të ri mund t’u bëjë të ndjeheni me më shumë shpresë. Është një start i ri dhe i freskët dhe shumë prej nesh bëjnë plane të mëdha dhe kanë edhe objektiva fikse se çfarëdo të bëjnë ndryshe këtë vit, çfarë do të ndryshojnë në sjellje dhe çfarë do të arrijnë. E për këtë bëjnë edhe një listë konkrete, të shkruar ose në mendjen e tyre.

Megjithatë,për fat të keq, jo të gjithë ia dalin në realizimin e tyre. Studimet dëshmojnë se 80 % prej nesh nuk ia dalin në mbajtjen e angazhimeve më shumë sesa në javën e dytë të muajit shkurt.

“Ndryshe nga përrallat, nuk ka magji që ndodh në mesnatën e ndërrimit të viteve” shprehet dr. Andreas Michaelides, shef i Psikologjisë për programin e humbjes së peshës NOOM.

Nëse keni bërë plane për vitin e ri, ju mund të rrisni shanset për realizimin e tyre duke qendruar vendosmërisht të lidhura me ta përmes shmangies së këtyre 5 gjërave, që me shumë gjasa dëshmojnë se duhet të rishikoni planin e vitit që keni bërë në letër apo në mendje.

Është shumë

Nëse angazhimet tuaja janë më shumë sesa një listë “to-do” (për t’u bërë)  ose kërkojnë një serë hapash intensivë për t’u realizuar, mbase është më mirë që t’i rimendosh. Ndryshimi i fortë i rutinës sonë të përditshme mund të jetë sfidues. Sa më i madh ndryshimi aq më i lodhshëm dhe stresues mund të jetë ai.

Ndaj, janë ndryshimet e vogla ato që kanë një shans më të mirë që të kthehen në zakone.

Ne jemi gjithnjë të tunduar që të kthehemi pas te zakonet e vjetra. Ndaj është mirë ta nisim me një ndryshim në sjellje dhe vetëm një. Ktheje atë sjellje në zakon fillimisht dhe mos u mundo t’i bësh 10 gjërat e reja njëherësh.

Nuk është specifike

Një tjetër dështim që pret të ndodhë është ta bësh listën e angazhimeve shumë të zgjeruar. Ndërkohë, mundohu ta bësh qëllimin tënd më specifik. Për shembull: “Do bëj 5 mijë hapa në ditë për t’u dobësuar” dhe këtë mund ta shënosh në kalendar ose “do të shkruaj çdo ditë 500 fjalë për librin tim”.

Është me e lehtë për t’i  braktisur objektivat kur lista është e zgjeruar. Kur është vërtetë e detajuar dhe specifike, është shumë më e vështirë që t’i braktisësh ato.

Nuk është ekornizuar në mënyrën e duhur

Një tjetër problem me të cilin përballen njerëzit që bëjnë listë angazhimesh për vitin e ri është kornizimi i  tyre me gjuhë negative.

Kur njerëzit angazhohen për të mos shpenzuar kot paratë ose për të mos ngrënë ushqim të pashëndetshëm,  për shembull, ndodh që shpesh krijojnë efektin e kundërt, sepse i bën ata që të mendojnë vetëm për atë gjë që po mundohen të shmagnin.

Është njësoj si të përsërisësh vazhdimisht në mendje: “Nuk dua të mendoj se si duket një zebër me shirita rozë dhe blu” por në fakt do ta mendosh sesi duket ajo apo jo?!

Ndërkohë,  duhet t’i kornizosh pozitivisht objektivat që ke. Duhet të ushqehemi me të folurin pozitiv me veten.

Për shembull në vend që të thuash “Mos u anko këtë vit” rishkruaj objektivat dhe thuaj: “Gjej diçka të mirë në çdo situatë”.

Ndryshimet nuk janë të lidhura me një zakon ekzistues

Nëse nuk po shton diçka të re në jetën tëndë, si p.sh meditimi i përditshëm, mundohu të “ripaketosh” zakonin tënd që parashikon lidhjen e një zakoni të ri me një ekzistues.

Kjo do t’u ndihmojë ta mbani atë dhe gjithashtu do t’u ndihmojë të përfshini zakone të shëndetshme në rutinën tuaj të përditshme. Mbi të gjitha, mbaj mend se zakonet kërkojnë kohë për t’u ndërtuar. Ju duhet që të krijoni një shteg të ri në trurin tuaj dhe kjo nuk ndodh brenda natës.

Lidhja e një ndryshimi të vogël me zakonet tuaj ekzistuese shpesh e bën atë pjesë të rutinës suaj.

Fshini planet B

Njerëzit që bëjnë listë angazhimesh kanë qëllime dhe objektiva të matshme, plane, dhe llogari mbi të cilat i kanë ndërtuar ato.  Në këtë rast, ata duhet të fshijnë nga lista planin B. Është e vështirë që të mbash një objektiv kur ke një plan shpëtimi. Ne jemi rritur me idenë se duhet të kemi gjithmonë një plan B në rast se nuk na funksionon plani A. Ndërkohë, duhet të mësojmë se si të rrisim atë që duam të realizojmë. Kur mendojmë për planin B në fakt kjo është shenja e parë e dështimit të asaj që duam të realizojmë.

Burimi FAST/Përshtati në shqip: SCAN

SHKARKO APP