5 vendet ku shkojnë shqiptarët që kanë shumë lekë

5 vendet ku shqiptarët shkojnë për pushimet verore

Hotel Du Cap-Eden-Roc-Çmimi për një natë nis nga 800 euro

Herën e parë (të paktën publikisht) në këtë hotel pamë Bleona Qerretin e cila e ka si ndalesë gjatë ditëve të festivalit të Filmit në Kanë. Angela Martini ka qënë atje. Këtë vit Hotel Du Cap Eden Roc e vizitoi edhe Elvana Gjata dhe Lori Hoxha. Po çfarë ka ky hotel kaq të jashtëzakonshme? Hoteli i ndodhur në Antibes në jug të Francës (Cote d’Azur) është ndërtuar në 1889 nga një hotelier Italian Antonio Sellla. Hoteli u bë qendra e shkrimtarëve dhe artistëve të gjeneratës së humbur. Fitzgerald e pagëzoi me “Hotelin e të Huajve” në librin e tij “Tender is the Night”. Më të famshmit e të famshmëve kanë fjetur në Hotel Cap Du Roc duke përfshirë Princeshë Dajanën, Ëinston Churchill, Elizabeth Taylor, familja Kennedy e gati të gjithë aktorët e A-list botërore. Në vitin 1964, hoteli u ble nga një industrialist gjerman Rudolf August Oetker. Çmimi për një natë në këtë hotel nis nga 800 euro.

Capri-Streha e shumë homoseksualëve

Capri është një ishull në Detin Tirrenian, në jug të gjirit të Napolit në rajonin Kampania të Italisë. Për vite me rradhë Capri ka qënë vendpushimi për qindra artistë e shkrimtarë të famshëm dhe streha e shumë homoseksualëve të cilët gjenin liri në këtë vend. Capri është përjetësuar në piktura të Sargent, në muzikën e Debussy, në shkrimet e Gissing apo në muzikën e Herve Vilard që arriti sukses ndërkombëtar në 1965 me këngën e tij “Capri c’est fini”. Capri është shumë afër me target nga Positano dhe Amalfi, të tjera qytete shumë të preferuara nga turistët.

Mykonos/ Nammos-Hot-spot ndërkombëtar 

Mykonos është në Greqi por tashmë ky ishull ka humbur shumë nga identiteti i tij grek dhe është kthyer në një hot-spot ndërkombëtar ku çdo verë vizitohet nga qindra-mijëra turistë, kryesisht të rinj e të reja që duan të shijojnë jetën e pakrahasueshme të natës dhe argëtimet që ofron ky ishull. Një nga lokalet më të famshme të zonës është Nammos Mykonos në plazhin Psarou, që përfshin restorant, plazh dhe disa dhoma private me pishina të cilat mund të rezervohen për 5000 euro dita. E lexuat mirë! 5000 euro! Hajde gëzuar!

Ibiza/Ushuaia

Jo domosdoshmërisht duhet të kesh shumë lekë të shkosh në Ibiza por për ne shqiptarët që paguajmë dyfishin e biletës së avionit dhe duhet të ndërrojmë tre për të arritur aty, kostot janë të larta. Për më tepër, duhet të matesh mirë nëse do të shkosh në vendet më të famshme si psh Ushuaia Beach Hotel, atje ku performojnë DJ-të më të mirë të botës. Psh. tani në Gusht atje do të jenë Martin Garrix dhe David Guetta. Ka nevojë të themi më shumë? Ah po edhe që një pije kushton minimum 14 mijë euro. Por taniiii…është Ushuaia dhe po ke lekë, shko!

Maçakizi Hotel, Bodrum-Vendi i preferuar i të famshmëve 

Turqia ka hotele pafund luksoze për verë por Maçakizi është për ata që njohin jetën e mirë dhe nuk duan të ngatërrohen me shqiptarë të tjerë në mensa apo të shohin të njëjtët animatorë që vijnë vërdallë nga lojërat e ujit e deri tek pistat e kërcimit. Maçakizi gjendet mbi detin Egje, 23 km larg nga porti ku ndalon trageti në Bodrum. Është vendi i preferuar i të famshmëve nga e gjithë bota. /Anabel/

SHKARKO APP