50 vite nga firma e SALT I. Marrëveshja mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik për limitimin e armatimeve strategjike
Nga Eridion Gjetja
Në një moment historik si ky që po jetojmë është, më shumë se kurrë, e domosdoshme të përkujtojmë një marrëveshje që kishte për qëllim krijimin e kushteve për parandalimin dhe përshkallëzimin e konflikteve mes perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik. Bëhet fjalë për marrëveshjen SALT I, akronim i Strategic Armaments Limitations Talks, falë të cilës u identifikuan dhe u reduktuan disa lloje armatimesh me fuqi të lartë shkatërruese. Pjesë e diskutimeve qenë sistemet raketore me rreze të gjatë ndërkontinentale (Icbm) dhe sistemet antiraketë (Abm). Projekti u propozua nga Presidenti i 36º i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lyndon Johnson dhe stafi i tij, dhe u firmos më 27 maj të 1972-shit nga pasardhësi i tij Richard Nixon dhe nga Leonid Breznev, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovietik. Pakti SALT I është akti i parë i një serie marrëveshjesh, që do ndryshonin denominimin në START dhe më pas në NEW START, për reduktimin e armatimeve bërthamore strategjike mes dy superfuqive.