500 veta të stafit me pushime, dhuratë nga Shefi

Jo pak, por 500 veta nga stafi i Ben Affleck janë duke shijuar pushimet në Hauai, e gjitha një dhuratë nga Shefi.

“Aktori i famshëm Ben Affleck njihet për zemërgjerësinë e thjeshtësinë e tij. Duket se pas përfundimit të xhirimeve të filmit të tij më të ri “Triple Frontier”, 45-vjeçari vendosi të çojë të gjithë skuadrën me pushime”.

Me një staf prej 500 vetash ai dhe e dashura e tij u nisën për në Hauai ku çdo gjë është e paguar dhe ka festë në çdo orë.

Kjo është dhurata më e bukur që një shef mund t’i bëjë stafit të tij dhe ky veprim i Affleck ka tërhequr vëmendjen e medias.

SHKARKO APP