6.835 qytetarë përfituan nga paketat e zemrës
6.835 qytetarë kanë përfituar nga paketat e zemrës në spitalet publike dhe jo publike në 10 muaj të 2019-ës. Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, sipas së cilit ka një rritje prej 20% më shumë se vitin e kaluar. Specialistët e FSDKSH thonë se “Rritja e kapaciteteve në spitalet publike, me ngritjen e tre qendrave të hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Fier dhe Shkodër, ka mundësuar që 98% e këtij shërbimi të ofrohet në spitalet publike”.