6 fakte për planetin Tokë, që si mësuat në shkollë

Kur bëhet fjalë për planetin tonë, ndonjëherë i konsiderojmë faktet si të vërteta absolute të njohura dhe të pandryshueshme. Por çuditërisht për hapësirën që na rrethon dëgjojmë vazhdimisht fakte të tjera, duke u nisur edhe nga zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë.

Hëna mund të ketë qenë pjesë e Tokës

Shkencëtarët mendojnë se Hëna mund të jetë shkëputur për shkak të një përplasjeje të planetit tonë me ndonjë objekt tjetër gjigand të hapësirës. Përplasja rezultoi e fuqishme, gjë që solli shkëputjen e Tokës nga sateliti i saj.

Graviteti i çuditshëm

Për shkak të faktit që Toka nuk është krejtësisht e rrumbullakët, masa e saj është e pabarabartë. Dallimi në masë shkakton luhatje të gravitetit në vende të ndryshme në Tokë. Një nga këto anomali vihet re në Hudson Bay në Kanadanë Veriore – graviteti është më i ulët se në vendet e tjera.

Toka mund të ketë një satelit të dytë

Disa shkencëtarë mendojnë se planeti ynë ka një satelit tjetër, sepse sipas hulumtimeve, vihet re një tjetër objekt kozmik që rrotullohet rreth Tokës. Megjithatë, nuk është i njëjti objekt, pasi ata ndryshojnë. Për shkak të fushës gravitacionale, Toka tërheq asteroidë të mëdhenj, që vazhdojnë të ndjekin planetin tonë.

Tërmete në Hënë

Për shkak të forcave tërheqëse midis Diellit dhe Tokës, shkëncëtarët janë të mendimit se në Hënë ndodhin tërmete të mëdha. Nuk janë aq të shpeshta sa në Tokë dhe zakonisht ndodhin shumë thellë.

Toka ishte në ngjyrë vjollcë

Disa studime të Universitetit të Maryland-it tregojnë se planeti ynë ka qenë në ngjyrë vjollcë. Mikrobet e lashta përdornin molekula të tjera për të përpunuar rrezet e diellit në vend të klorofilit. Këto molekula i japin mikrobeve një ngjyrë vjollcë, prandaj planeti mund të ketë qenë në ngjyrë të tillë.

HD 904790, planeti që do të zëvendësojë Tokën

HD 904790 është një planet i mundshëm që mund të banojnë njerëzit në të ardhmen, i cili gjendet në të njëjtin galaktikë, Rrugën e Qumshtit, dhe posedon të njëjta karakteristika: atmosferë të jashtëzakonshme, klimë, burime natyrore dhe ujë të freskët. Sipas llogaritjeve të astronomëve, do të na duhen 300.000 vite për të arritur HD 904790. Pra, “ç’është ditësh”.

SHKARKO APP