6 librat e preferuar të Ismail Kadaresë
“The Week” ka publikuar gjashtë librat e preferuar të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Librat e mëposhtëm përshkruhen nga vetë Kadare, i cili jep edhe eksperiencën e tij gjatë leximit të tyre.
“Ferri” nga Dante Alighieri. Libri i parë i “Komedisë Hyjnore” të Dantes mund të karakterizohet, në terma universale, si një paralajmërim për ndërgjegjen njerëzore kolektive.
“Don Kishoti” nga Miguel de Cervantes. “Don Kishoti” është një tjetër histori universale, sepse vë në kontrast jetën që jetojmë, me atë që ne ëndërrojmë se po jetojmë.
“Shpirtrat e vdekur” nga Nikolai Gogol. Romani i vitit 1842 të Gogol-it, ndërthur dy kryeveprat e lartpërmendura. Ideja e kësaj vepre e ka origjinën të poeti rus Alexander Pushkin, i cili i sugjeroi në një letër Gogol-it, që të shkruajë një roman mbi dilemat e një Don Kishoti rus, që është në të njëjtën kohë një djall që mbledh shpirtra. Ky roman ndërthur dy botë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.
“Makbethi” nga William Shakespeare. Libri i “Makbethit”, ishte libri i parë që shokoi jetën time. Unë e hasa dorëshkrimin e parë të tij në moshën 11 dhe 12-vjeçare. E kopjova shumicën e tij me dorë. Imagjinata më shtyu të mendoja sikur isha një bashkautor për realizimin e këtij libri.
“Gjykimi” nga Franz Kafka. Ndërsa “Ferri” i Dantes dhe uria për pushtet te Shekspiri ndjellin universin komunist ku unë kam jetuar shumicën e jetës sime, “Gjykimin” që Kafka përshkruan, e bën të duket sikur është shkruar posaçërisht për botën tonë bashkëkohore.
“Nderi i humbur i Katharina Blum-it” nga Heinrich Boll. Rrëfimi i vitit 1974 nga Boll, që flet për një grua të re që poshtërohet nga një gazetar, pas ajo e kalon natën me një të arratisur, është një pagesë për borxhin që burrat u detyrohen grave për nënshtrimin e tyre. Duhet të thuhet se kjo shlyerje e borxhit është ende e pamjaftueshme, dhe se ne, populli i Gadishullit Ballkanik, duhet ta ndjejmë këtë borxh më shumë se çdo evropian tjetër.