6 vendet më të mira në botë për të festuar Vitin e Ri

Edhe pse jeni në ditët e fundit të 2017 dhe planifikimet për të kaluar natën e Vitit të Ri, janë mbyllur, por për ata që e lënë gjithçka për momentin e fundit, ne ju prezantojmë 6 vendet më të mira.

Sidnei, Australi

Nuk ka asgjë më emocionuese se sa të festosh vitin e ri në qytetin e parë më të mirë në botë për të festuar Vitin e Ri. Atje mund të bësh festë së bashku me më shumë se 1 milion njerëz të tjerë. Aty ku fishekzjarret mbi port dhe ndriçimin madhështor në Shtëpinë e Operas janë gjëja me e veçantë e asaj dite. Nëse vendos të shkosh, zër vendin pak më herët, ose qëndro gjithë natën në këmbë.

Edinburg, Skoci

Hogmanay është një nga vendet ku bëhen festimet më të mira të Vitit të Ri në mbarë botën. Tri ditë festa pa mbarim. Dhe një bonus, festat bëhen shumë afër shtëpive.

Reykjavik, Islandë

Megjithëse vend i vogël, por Rejkjavik sigurisht di se si të organizojë një festë. Kryeqyteti mban festime epike, duke përfshirë, fishekzjarre spektakël me drita deri në orët e para të mëngjesit.

Rio de Janeiro, Brazil

I njohur për karnavalet në pranverë, Rio gjithashtu shfaq mrekullinë për Vit të Ri: më shumë se dy milionë njerëz vërshojnë drejt rërës në det për të parë fishekzjarrët dhe më pas me parti të çmendura. Hidhen lule në oqean si një traditë për perëndeshën e ujit, e më pas birra dhe pije pafund.

Hong Kong

Hong Kongu padyshim që plas në qiell fishekzjarret më të mira në botë. Ata gjithashtu kanë marrë traditën e Nju Jorkut, dhe presin që një top i madh të bjerë. Më pas mbahen festimet në Sheshin e Artë Bauhinia.

Vienna, Austria

Me stilin klasik evropian, Viti i Ri në kryeqytetin e Austrisë është një festë e mrekullueshme. Shishet e verës hapen që në orën dy të drekës dhe në darkë të gjithë duken si të çmendur nga gëzimi. Kështu nëse vendos të shkosh atje, mos kujto se do rezistosh pa pirë e pa u bashkuar me grupet e tjera.

SHKARKO APP