6000 ekzemplarë për bibliotekat në të gjithë Shqipërinë‏

Nesër në Ministrine e Kultures do te organizohet ceremonia e dhurimit te librave per bibliotekat e rretheve ne te gjithe vendin dhe bibliotekat universitare. Ne ceremoni do te marin pjese ministrja e kultures, Mirela Kumbaro, rektore te universiteteve Durres, Shkoder, Elbasan, Tirane, drejtues te bibliotekave te rretheve, etj.

"Ministria e Kulturës në vijim të politikave të shpallura të saj për nxitjen e leximit, zgjerimit të audiencave letrare, nxitjes së krijimtarisë së zhanreve letrare dhe përhapjes masive të kulturës së librit shpall këtë herë nismën e saj më të re që është dhurimi I Fondit të Librit pranë Ministrisë së Kulturës në dobi të bibliotekave më të rëndësishme publike dhe atyre universitare", njoftoi sot Ministria e Kultures.

Janë afro 6000 ekzemplarë me një shumë rreth 10 milionë lekë (të reja) të cilat do t’u dhurohen tetëmbëdhjetë bibliotekave në mbarë vendin, bazuar në kontributin dhe profesionalizmin që kanë treguar në dobi të komunitetit të lexuesve lokalë për të nxitur leximin dhe kulturën e librit nëpër qytetet e Shqipërisë.

"Ky është një premtim që ministrja Kumbaro e shpalli në shtator të 2014 dhe që përmbushet plotësisht ditën e sotme. Ceremonia me drejtuesit e bibliotekave kryesore publike dhe ato universitare do të mbahet ditën e hënë ora 11 në sallën e eventeve të ministrisë së Kulturës. Bibliotekat do të përfaqësohen në nivel drejtorësh dhe ato universitare në nivel rektori ose zv rektori",- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHKARKO APP