Hilton feston debutimin në Shqipëri me një Ceremoni Gala

Grupi prestigjoz Hilton (NYSE: HLT) celebroi të mërkurën hapjen e hotelit të parë në Shqipëri – Hilton Garden Inn Tirana.

Ceremonia Gala u zhvillua në praninë e shumë të ftuarve nga fusha të ndryshme si dhe personaliteteve të qeverisjes qendrore dhe lokale. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, përfaqësues të trupit të diplomatik në Shqipëri, media, përfaqësues të Grupit Hilton, institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme, etj., festuan së bashku hapjen e hotelit më të ri në Shqipëri, Hilton Garden Inn Tirana në prag të Ditës Botërore të Turizmit.

Në emër të grupit Hilton, përshëndeti Alexandra Murray – zëvendëspresidente e Grupit Hilton për EMEA. Z. Erdit Selmani përshëndeti në emër të kompanisë investuese Selmani shp.k. Mbrëmja festive u kulmua me prerjen e shiritit të inaugurimit dhe përfshiu vizita nëpër ambjentet e hotelit si dhe një pritje me spektër shumë të gjerë argëtimi për të pranishmit.

“Kjo ngjarje është kulmimi i shumë muajve bashkëpunimi dhe pune këmbëngulëse me investitorin Ali Selmani dhe autoritetet qendrore e lokale për të sjellë në Tiranë, markën e re dhe të freskët Hilton.” tha Michael Walker, Drejtor i Përgjithshëm. “Është kënaqësi për ne që të mirëpresim dhe t’u shërbejmë mysafirëve tanë për shumë vite në vijim.”

TË VEÇANTAT E HILTON GARDEN INN TIRANA

Pozicion i përshtatshëm, vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve.

Pothuajse 1200 metra katrorë hapësirë për evente me pajisje moderne A/V dhe dritë natyrale

Qendra e biznesit dhe fitnesit e hapur 24/7.

Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

SHKARKO APP