7-8 mars, ja çfarë ju ofron fundjava kulturore në Tiranë

Festat e 7 dhe 8 Marsit vinë me një larmi aktivitetesh kulturore, jo vetëm për të rritur por edhe fëmijët të cilët këtë fundjavë mund të zgjedhin midis shumë shfaqjesh të programuara për ta.

Kështu Teatri eksperimental” Kujtim Spahivogli në 7 dhe 8 mars sjell remierën e shfaqjes për fëmijë “Një dhëndër për miushen” në orën 10.30…

Ndërsa në mbrëmje vjen monodrama “Seks?! T’falemnders sa me e provu”

Teatri i Operas dhe Baletit rikthen në 7 dhe 8 Mars në orën 19.00 baletin Coppelia. Një balet i cili ka dy akte dhe vjen me koreografi të Drejtorit të TKOB Ilir Kerni

Teatri i Metropolit vijon me komedinë gjermane të shkruar në 1911…Një komedi e cila vjen me regji të Kastriot Cipit dhe ka në thelb figurën e femrës dhe mungesën e lirisë së fjalës…

Galeria Kombëtare e arteve sjell ekspozitën “Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë me realizëm socialist”…një ekspozitë e cila ka një kurator austriak. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri ne 5 prill

Dy ekspozita të reja vinë në Muzeun Historik Kombëtar.

“Ballkani i vitit 1917″, një ekspozitë e cila dokumenton kulturën e popujve të Ballkanit përgjatë luftës së parë botërore si dhe “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” një ekspozitë e cila ka tematikë dokumentare dhe paraqet fakte konkrete mbi rrjedhën e luftës së UÇK-së, përkatësisht të heroizmit të Familjes Jashari, si dhe flijimin me vetëdije të lartë kombëtare të shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Këtë 7 dhe 8 mars për fëmijët në Teatrin e Kukullave vjen SHFAQJA ” Kesulkuqja” në dy orare 10.30 dhe 11.30

SHKARKO APP