7 filmat e preferuar të Grida Dumës

Nëse i zini besë shijes së politikanes dhe pedagoges, Grida Duma, të premten mbrëma do të hiqni dorë nga kokteilet me çadra dhe do të uleni për të parë një nga këto kryevepra të kinematografisë. Duma u përgjigj për Revistën Class, që i kërkoi pesë filmat e saj të preferuar.

Amadeus (1984)-Jeta, suksesi dhe telashet e Wolfgang Amadeuz Mozart, treguar nga këndvështrimi i Antonio Salieri, kompozitori kontemporan që ishte jashtëzakonisht xhelox për talentin e Mozartit.

Artificial Intelligence (2001)-Një djalosh robot shumë i aancuar dëshiron të bëhet djalë i vërtetë që të fitojë zemrën e nënës së tij njeri.

Shadowlands (1993)-C.S. Lewis, një teolog, shkrimtar dhe profesor i krishterë bënte një jetë të rëndomtë, deri kur njohu poeten Joy Gresham.

Road to Perdition (2002)-Djali i një mafiozi dëshmon një vrasje, që e detyron atë dhe të atin të arratisen duke ndjekur rrugën e shpengimit dhe hakmarrjes.

The Age of Innocence (1993)-Një histori e vendosur në New York, në shekullin e 19, ku në avokat i ri bie në dashuri me një grua të ndarë, teksa ai vetë është i fejuar me kushërirën e saj.

Gone with the wind (1939)-Një grua manipulative dhe një burrë i egër bien në dashuri gjatë Luftës Civile Amerikane dhe gjatë periudhës së Rindërtimit.

City Lights (1931)-Me ndihmën e një tregtari, një endacak që ka rënë në dashuri me një shitëse të verbër lulesh, mbledh para që t’i gjendet pranë.

SHKARKO APP