7 janari dita kur historia na thërret. Qeveria ngeli në klasë

Nga Arbër Kola*

7 janari percakton te ardhmen tone definitive pa simptomat fatkeqe te se shkuares.

7 janari dita e shkeputjes se madhe nga metodat e regjimit lindor qe ia ndaluan rritjen Shqiperise. Kjo eshte dita jone ku do ti tregojme qeverise dhe kryeministrit te saj se dora e tij eshte shume e “vogel” per te kapur protesten e studenteve.

7 janari do ti kujtoje z.kryeminister se ne nuk perqahemi nuk dorezohemi, shantazhohemi , as nuk shitemi si votat, mediat edhe portalet e tij.

Me 7 janar z.kryeminister do ti themi se pas shuplakes qe more duke shkarkuar ministrat fajtor me perkedheli, tani mbetesh vetem perpara nesh me ligjin tuaj” famekeq” per arsimin e larte.

Ne zoti kryeminister jemi te varfer sepse jemi te vjedhur por nuk jemi ngelesa. Ngelesi me i madhi jeni ju dhe qeveria juaj z.kryeminister. Ju ngelet ne ” klase” per hapjen e negociatave me BE dhe tani po perseritni vitin duke marre ne qafe gjithe popullin shqipetar.

Do i kujtojme kryeministrit tone jo te nderuar se drejton qeverine me te pasur ne rajon mbi kurrizin e popullit me te varfer ne Europe. Asgje me shume nuk i shkon pershtat ketyre qeverive te tranzicionit se poezia e ALI ASLLANIT ku thote -” te pa breke ju gjeti dreka , milioner u zuri darka” te ketille kemi zyrtat e ish zyrtar prokuror e gjyqtar.

Ne skemi nje karte studenti z.kryeminister qe te kapin nje urban kurse ju bridhni kryeqytet ne kryeqytet me pikturat tuaja duke na mburrur sikur jeni nje piktor i madh .Keshtu na zgjoni neve historine e NERONIT qe mburrej perpara romakeve per medaljet e shumta qe kishte fituar ne lojrat Olimpike.Por ndryshe nga romaket ne nuk do te leme qe ti te na e djegesh te ardhmen tone sic e dogji Neroni Romen.

Me 7 janar nuk duam te protestojme te vetem por te ftojme prinderit tane, naftetaret, minatoret, bujqerit,unazene re dhe cdo qytetar qe ndihet i braktisur nga kjo keq qeverisje per ta ndyshuar fatin e ketij vendi qe letargjon prej 28 vitesh. Mos prit shuplaken tjeter z.kryeminister sepse dora e fuqishme studentore po mblidhet “grusht”.

*Student

SHKARKO APP