7 këshilla që Pink ka për vajzën e saj
Pink nuk ndihet aspak në siklet për sjelljen e saj të çuditshme dhe ajo dëshiron që vajza e saj 5-vjeçe, Willow, të ketë besim në vetëvete.
Këngëtarja ka dhënë 7 këshillat për vajzën e saj:
1. Djemtë ndoshta nuk të meritojnë
“Ata duhet të jenë të sjellshëm, të respektueshëm. Ata duhet të jenë bujarë dhe të sillen mirë me nënat e tyre”
2. Arsimohu
“Kur unë isha e vogël thosha vetëm jo… duhet ta dish ekzaktësisht se çfarë do të bëhesh”.
3. Sillu çuditshëm
“Eshtë shumë e mërzitshme të jesh normale”
4. Nuk ka sukses pa dështim
Provo gjëra të ndryshme. “Kur ajo të bëjë atë që i pëlqen, çfarëdo qoftë, unë do e mbështes”.
5. Mos thuaj gjëra negative
“Unë kam një rregull… Ne nuk themi gjëra negative dhe nuk themi gjëra nëse vërtet nuk i ndjejmë”.
6. Kujtohu që fjalët janë të fuqishme
“Përpiqem të shoh se si flas për veten time në sy të saj”.
7. Tregohu e sinqertë me veten tënde
“Dua që ajo të thotë të vërtetën e saj”.